Politika

Tom Doshi: Rama po shkatërron PS-në, Meta blen vota për LSI dhe po punon kundër Veliajt në Tiranë

Deputeti Tom Doshi akuzon kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se po shkatërron këtë forcë politike. Në një status të postuar në faqen e tij në facebook, Doshi shkruan se Meta po blen vota për partinë e tij dhe po punon kundër kandidatëve të maxhorancës në ato zona ku nuk janë kandidatët e propozuar nga LSI.

Sipas Doshit këtë gjë Meta po e bën edhe në Tiranë që po punon kundër Erjon Veliajt.

“E deklarova se, nëse ndonjë kandidat i PS në qarkun e Shkodrës do më kërkonte mbështetje, unë do ta mbështesja. i vetmi kandidat që më kërkoi mbështetje ishte Gjokë Lleshi që unë po e mbështes. Megjithëse, për këtë kandidat, Ilir Meta dhe disa deputetë të PS në Qarkun e Shkodrës mendonin se nuk ka mbështetje dhe kandidati që sot është me siglën e PD, i përket LSI. Të njëjtën gjë, po bën në të gjithë Shqipërinë, sidomos në Tiranë. Po blen vota për partinë e tij dhe po punojnë kundër për kandidatin Erion Veliaj. Kjo është përgjegjësia e Edi Ramës, i cili po shkatërron Partinë Socialiste për Ilir Metën”, shkruan Doshi.

Gjate nje takimi ne Vaun e Dejes, Doshi ka akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Metën, të cilin e konsideron si kryetar të një bande kriminale që ka bllokuar të gjitha institucionet e shtetit shqiptar.

Doshi tha se ai mbështet kandidatin e ASHE-së për këtë bashki.

“Është turpi më i madh të votosh Ilir Metën. Ai nuk është kryetar i Kuvendit, por i një bande kriminale që ka bllokuar të gjitha institucionet, qeverinë, parlamentin, prokurorinë dhe gjykatat. Të gjithë tenderët që zhvillohen thonë këtu ka hyrë Iliri. Këtë e ka Iliri”, tha Doshi.

Më tej, Doshi tha se Meta kërkon të grabisë pasuritë nëntokësore në disa zona të Shqipërisë, ndaj ka kërkuar nga aleatët që të kandidojë njerëzit e tij në disa bashki specifike, nëntoka e të cilave ka pasuri minerale.

“Ai ka marrë të gjitha bashkitë që kanë burime nëntokësore. Ka marrë Bashkinë e Lezhës, Bulqizës, Kukësit. Ka marrë edhe Pogradecin e me radhë. Deshi të merrte edhe Shkodrën. Mendon se po më përjashton mua prej politikës, por këtë e bëni vetëm ju”, ka thënë Doshi sot në fshatin Hajmelit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button