☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,154 ▼ -2.43% ETH $2,196 ▼ -2.2% XRP $1.3317 ▼ -0.95% SOL $82.1200 ▼ -2.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Tom Doshi rikthehet në Kuvend për herë të parë pas arrestimit

Për herë të parë pas arrestimit të tij nga policia para 4 muajsh, Tom Doshi është rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë, pasi vazhdon të ketë mandatin e fituar në zgjedhjet e qershorit 2013.

Në seancën e sotme, ku pritet të diskutohen disa tema që janë në rend të ditës, Doshi është ulur në vendin e tij të zakonshëm pranë grupit të deputetëve të PS-së pa komunikuar thuajse me asnjë, përveç një komunikimi të shkurtër me socialistët Erion Braçe dhe Ervin Bushati.

Pasi ka qëndruar 20 minuta në seancën plenare, Doshi është larguar drejt kafes së Kuvendit.

Doshi aktualisht është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij para pak javësh për të qenë i lirë.

Doshi u akuzua nga Prokuroria për akuzat tronditëse ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta, me pretendimin se ky i fundit ka porositur persona të tjerë ta eliminojnë fizikisht së bashku me deputetin demokrat Mhill Fufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.