Tom Hanks shpërthen ndaj mashtruesve të ilaçeve
Tom Hanks ka shpërthyer ndaj mashtruesve të ilaçeve, të cilët përpiqen të fitojnë sa më shumë para nga njerëzit e sëmurë duke ju dhënë shpresa të kota.
Bashkëshortja e aktorit, Rita Wilson, është diagnostikuar me kancer në gji dhjetorin e kaluar dhe Hanks është i tmerruar nga një numër i madh ekspertësh të vetëshpallur të cilët pretendojë se kanë nxjerrë në treg kura që bëjnë mrekulli, por që në të vërtetë janë thjesht mashtrime.
“Wshtë shumë qesharake. Sapo diagnostikohesh me kancer, pjesë e rrugës tënde të vështirë bëhen edhe këto reagime të ashpra. Ekziston një lloj filozofie që ndodh me njerëzit që zbulojnë se vuajnë nga një sëmundje, veçanërisht nga kanceri. Të gjithë përpiqen të bëjnë sa më shumë para nga sëmundja jote duke i shtyrë sa më shumë procedurat”.
Tom ka folur gjithashtu për betejën që bashkëshortja e tij po kalon me sëmundjen e kancerit në gji, duke thënë që Zoti e bekoftë bashkëshorten e tij dhe kurajën e saj.