Tonelata me peshk ngordhën nga tharja, nis dezinfektimi i rezervuarit të Kasharajt
Tonelata peshq ngordhën nga tharja, nis dezinfektimi i rezervuarit të
Tre ditë pas situatës tejet shqetësuese të krijuar në rezervuarin e Kasharajt në Lushnje, ka nisur këtë të enjte, 1 tetor, dezinfektimi i zonës.
Ministria e Bujqësisë ka marrë masat për të dezinfektuar zonën, nga gjallesat e ngordhura.
Ndërkaq ditën e djeshme, ndërhynë Forcat e Ushtrisë, të cilat bënë të mundur pastrimin e zonës, dhe punuan në terren me mjete të bordit të kullimit.
Thasët me peshqit e ngordhur do të groposen në ish fushën e aviacionit në Pluk të Lushnjes, një vend i paracaktuar nga autoritetet.
Gjendja u krijua pas nisjes së punimeve për forcimin e digës. Në një raport të vitit 2024 të komitetit të digave vlerësohet se diga e këtij rezervuari ishte në rrezik çarje. Ndaj sipas specialistëve ndërhyrja ishte e domosdoshme.
Rezervuari i Kasharajt ka një sipërfaqe prej 100 ha dhe është ndërtuar në vitet 1984-1985 me qëllim përdorimin e ujit për vaditje në zonën e Lushnjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.