Politika

Topi: Vendi ka nevojë për një opozitë të bashkuar

Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare, ku në fokus ka patur organizimin e partisë për vitin 2015, si dhe situatën politike në vend.

bamir-topi3Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, në çeljen e asmblesë shënjestroi politikën si të paaftë, të mpleksur me të shkuarën, dke theksuar se “kjo politikë po mban peng integrimin e Shqipërisë në Evropë”.

“Opozita hyri në Parlament për të shpëtuar mandatet dhe rrogën e tyre dhe shikoni se sa poshtë ka rënë Parlamenti, kur një parlamentar e ka mendjen te rroga, aq mjeranë janë. Opozita po tërhiqet zvarrë nga një lidër i dekompozuar që mban peng një subjekt politik të caktuar, por vendi ka nevojë për një opozitë të konsoliduar. Po vendi pse paska nevojë për një të majtë të bashkuar dhe nuk paska nevojë për një të djathtë të konsoliduar. Kush është ai që në mënyrë të vazhdueshme e ka minuar këtë shtrat? Ja them fare mirë, është ai që ka minuar aspiratat dhe respektin ndaj të përndjekurve politikë, 23 vjet vetëm fjale dhe diskutojmë për ekonomi tregu dhe se do të hymë në Evropë. Por, ne në Evropë, jemi qoftë historikisht, gjeografikisht dhe politikisht, por mungon një element tjetër, sepse ne 23 vjet ai që ka mbajtur peng të djathtën, ka mbajtur peng ekonomine e tregut, duke mos kthyer pronën”, tha Topi.

Ai e vuri theksin tek çeshtja e pronës si një element kyc në ekonominë e tregut, duke pohuar se “Çdo qeveri që do të vijë me këto kushte do të dështojë dhe nuk do të ketë shtet të së drejtës, shtet juridik, shtet kushtetues. Çeshtja është te një e drejtë kushtetuese, kthimi i pronës tek i zoti dhe kjo është çeshtje është themelore në ekonominë e tregut”.

Topi solli në vëmendje rolin aktiv të FRD-së në zgjedhjet vendore, duke nisur nga prekja e çdo territori të Shqipërisë dhe “vendimin politik do ta marrim pas konsultimit me strukturat se si do të pozicionohemi në zgjedhjet vendore”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button