Toshkovski: Nga java e ardhshme, shoferët në Maqedoni do të mund t’i kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski paralajmëroi se nga java e ardhshme aplikacioni që tashmë funksionon për shtetasit e huaj do t'u mundësojë edhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të shohin kundërvajtjet, dëshmitë dhe t'i paguajnë gjobat online.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se pas shtetasve të huaj, edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të kontrollojnë online nëse kanë kryer kundërvajtje në komunikacion, siç njofton Alsat.
Sipas ministrit, aplikacioni do të fillojë të funksionojë nga java e ardhshme dhe MPB-ja do të njoftojë saktësisht se në cilën ditë do të lëshohet. Bëhet fjalë për të njëjtin aplikacion që tashmë është funksional për të huajt.
“Do t’u mundësojë qytetarëve maqedonas që shumë më lehtë të shohin nëse kanë kryer kundërvajtje, ku e kanë kryer atë, t’i shohin dëshmitë dhe, nëse kanë ndonjë gjobë, ta shlyejnë atë në mënyrën përkatëse”, tha Toshkovski, duke shtuar se qëllimi është lehtësimi i komunikimit me qytetarët.
Shoferët do të kenë detyrim ta instalojnë aplikacionin në telefonat celularë dhe të regjistrohen në të. Ministri i ftoi ata ta përdorin aplikacionin në jetën e përditshme, duke theksuar se çdokush mund të bëjë kundërvajtje në komunikacion.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.