Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,198 ▲ +0.25% ETH $1,922 ▲ +0.12% XRP $1.0412 ▼ -0.06% SOL $77.2700 ▲ +1.62%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në PD-Sulo: Procesi është njollosur, Berisha i hedh benzinë zjarrit

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se procesi për kreun e Partisë Demokratike është njollosur.

Sipas tij, historikisht Berisha ka demonstruar se kur ka vullnet politik, zgjedhjet – qoftë parlamentare, qoftë brenda Partisë Demokratike – mund të fitojnë kredibilitet, besueshmëri dhe jehonë të duhur.

Megjithatë, Sulo theksoi se situata aktuale brenda PD-së është krejtësisht ndryshe pasi procesi zgjedhor është zëvendësuar pothuajse tërësisht me akuzat e ndërsjella.

“Kur Berisha do që një proces të mos njolloset, e arrin ta bëjë. Kur Berisha do që një palë zgjedhje, qoftë parlamentare, qoftë brenda Partisë Demokratike, të fitojnë kredibilitet, besueshmëri dhe jehonë për vetë, për zgjedhjen, për garën që kanë, e ka treguar që e bën.

Ana tjetër: ku jemi sot? Ka të drejtë zoti Zogaj kur thotë se nuk ja ndjen, zgjedhjet në PD janë zëvendësuar me akuzat në PD. Pra ne nuk kemi më një proces zgjedhor siç dinim dikur, ato janë me një referendum. Po prapë ka një proces që kush fitoi në Vlorë është e rëndësishme, kush fitoi në Shkodër, në bastionin në Kavajë, si u zhvilluan, në Durrës që është qytet shumë i rëndësishëm. Kjo është, e kupton?”, tha Sulo.

Ai shtoi se procesi demokratik brenda partisë është zhdukur dhe fatkeqësisht është njollosur nga akuzat e disa kandidatëve, duke përfshirë edhe rastin konkret që po diskutohet.

“Procesi është zhdukur dhe fatkeqësisht është zëvendësuar nga akuzat, është njollosur nga akuzat e disa kandidatëve, përfshirë edhe rastin konkret. Dhe tani “çudia” është që Berisha i hedh benzinë, vazhdon të hedhë benzinë. Prandaj kolegët e trajtojnë me sarkazëm.

Është me vend ironia. Si kam thënë, këtu bëhen akuzat, ti hedh zjarr. Salianji ka gabuar për pjesën e gjuhës. Domethënë i është kthyer gjuhës me të njëjtën monedhë, ka kthyer Berishën në të njëjtën monedhë”, deklaroi më tej Sulo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.