Kronika

Trafik armësh me postë, zbulohen durrsakët që tentuan të dërgonin kallashnikovët në Angli

Policia e Shtetit bën me dije se ka bërë të mundur zbardhjen e tentativës për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake përmes aeroportit të Rinasit.

Mësohet se në pranga është vënë 32-vjeçari Saimir Çullhaj nga Durrësi, si dhe është shpallur në kërkim një 47-vjeçar me iniciale N.F.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjencive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e 47-vjeçarit të shpallur në kërkim u gjetën 4.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe 32 bimë narkotike të kultivuara.

Brenda pakove të zbuluara dy ditë më parë, u gjetën tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, ku si destinacion kishin Mbretërinë e Bashkuar.  Në momentin e kapjes së Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike  e ambalazhuar në një thes, si dhe  32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”.  Siç bëhet e ditur nga Policia, Cullhaj, nuk është një emër i panjohur nga autoritet ligjzbatuese në vendin tonë, pasi ai ka qenë i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërsa, blutë po punojnë për kapjen e personit në kërkim N.F dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor për të arritur në arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button