☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.52 ▼1.51%
ARI 4,205 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,134 ▲ +0.8% ETH $2,410 ▲ +0.29% XRP $1.3058 ▲ +0.78% SOL $104.0800 ▲ +0.6%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.52 ▼1.51 % ARI 4,205 ▲0.58 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.52 ▼1.51 % ARI 4,205 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

Një operacion i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e armëve të zjarrit.

Siç bën me dije gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, hetimet për këtë grup kishin nisur prej më shumë se tre muajsh. Gjatë kësaj periudhe, policia ka identifikuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se vepronin të ndarë në dy ose tre grupe kriminale dhe kishin lidhje me grupe të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sipas hetimeve, ata merreshin kryesisht me trafikimin dhe shitjen e pistoletave, por edhe të armëve të tipit kallashnikov. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar origjinën e armëve, ndërsa dyshohet se një pjesë e tyre janë siguruar në Sarandë, të tjera në Elbasan dhe në Tiranë, për t’u shpërndarë më pas në zona të ndryshme të vendit.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe 21-vjeçari Kevin Vila, i cili dyshohet se kishte rol organizues në një prej grupeve që merrej me trafikimin e armëve të zjarrit.

Procedimi penal ndaj këtij rrjeti ka nisur pas arrestimit të disa personave të tjerë që vepronin në zonën e Freskut. Në vijim të hetimeve, policia ka përdorur metoda proaktive, përfshirë përgjimet dhe blerjet e simuluara të armëve.

Sipas burimeve, agjentë të Komisariatit Nr. 4 janë paraqitur si persona të interesuar për blerjen e armëve, duke realizuar disa transaksione të kontrolluara. Këto veprime kanë siguruar prova të rëndësishme, të cilat kanë dokumentuar aktivitetin kriminal të grupit dhe kanë shërbyer për goditjen e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.