☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,392 ▲ +0.07% ETH $2,063 ▲ +0.19% XRP $1.3029 ▼ -0.91% SOL $79.9600 ▼ -1.22%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Trafiku ajror i drogës, policia në gjurmët e një tjetër rasti

Fshatrat e thellë të Vlorës mbeten sërish një bazë për ngritjen e avionëve sportivë për trafikun e lëndëve narkotike.
Një tjetër avion u ngrit mëngjesin e së dielës, i cili edhe pas ndjekjes jo vetëm nga policia shqiptare, por edhe ajo italiane, nuk u arrit të kapet.
Në një njoftim zyrtar 36 orë pas operacionit, Policia shqiptare sqaroi se, në orët e para të mëngjesit të datës 20 mars, u dha informacion se në fshatin Akërni, lëvizte në hapësirën ajrore  një avion i vogël.
Pas dhënies së sinjalit jo vetëm policia shqiptare u vu në lëvizje, por edhe ajo italiane. Kur avioni po i drejtohej hapësirës italiane, u ngritën në ajër skuadriljet “Eurofighter” nga një bazë e Barit.
Pas ndjekjes së tyre, avioni është zhdukur. Policia shqiptare kreu veprimet e saj dhe doli në përfundimin se avioni ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike.
Tre persona u arrestuan në Vlorë. U bllokua një fugon dhe një automjetet fuoristradë, me të cilën udhëtonin tre personat e dyshuar në trafik. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.