☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.97 ▼2.16%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,019 ▼ -0.92% ETH $2,072 ▼ -2.38% XRP $1.0713 ▼ -2.11% SOL $84.4800 ▼ -2.39%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.97 ▼2.16 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.97 ▼2.16 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tragjedi nga një histori dashurie/ Vriten babë e bir në Klos! Vetëvritet autori, babai i vajzës

Një histori dashurie mes dy adoleshenteve e kundërshtuar nga familjet solli një masakër me tre viktima dhe dy të plagosur rëndë në Klos. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.00 të kësaj të mërkure në një lokal ku dy familjet kishin shkuar për t’u sqaruar.

17-vjeçari Kenado Shira ishte i dashuruar me vajzën 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit, icili nuk pranonte këtë lidhje dhe shkoi në lokal së bashku me dy vëllezërit e tij, Besnik Mjeshtri polic bashkiak dhe  Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira.

Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.

Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.

I vetëvrari Fiqiri Mjeshtri dyshohet të ketë qëlluar për vdekje babë e bir. Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij dhe më pas ngushtoi rrezen për të prangosur autorin i cili në një prej rrugëve periferike të qytetit u gjet i vetëvrarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.