☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 92.10 ▼18.46%
ARI 4,822 ▲2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $72,487 ▲ +5.84% ETH $2,260 ▲ +8.41% XRP $1.3848 ▲ +5.93% SOL $84.6900 ▲ +7.3%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 92.10 ▼18.46 % ARI 4,822 ▲2.93 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 92.10 ▼18.46 % ARI 4,822 ▲2.93 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tragjedia e 9 Janarit, ekstradohet nga Italia Elton Tafili

Ekstradohet nga Italia skafisti i tragjedisë së 9 Janarit kur nga përmbysja e gomones humbën jetën 21 persona.

Elton Tafili, 43 vjeç nga Vlora ishte dënuar me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”, parashikuar nga neni 298/3, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Më datë 09 janar 2004, Tafili së bashku me shtetasit A RR., A.A, V. R, A. B dhe H. T, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, kanë organizuar trafikimin drejt Italisë, të disa shtetasve shqiptarë (63 persona).

Këta shtetas kishin paguar nga 1500 Euro për person, shtetasve të lartpërmendur, për të shkuar në Itali në mënyrë të jashtëligjshme

Ndërsa gomonia ka dalë në ujrat territorialë të Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Italisë, ajo është përmbytur duke shkaktuar vdekjen e 21 shtetasve.

Ekstradimi i tij nga Milano u krye më 10 shkurt 2017.

Shtetasi TAFILI është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.13 datë 24.01.2005, ndryshuar pjesërisht me Vendimin nr.461 datë 27.12.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i lënë në fuqi me Vendimin nr.536, datë 22.07.2007, duke vendosur përfundimisht dënimin me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.