Tragjike në Tiranë, 15-vjeçarja vdes në operacion mjeku tenton të vetëvritet
Në orët e para të ditës së sotme një 15- vjeçare humbi jetën gjatë operacionit në një spital privat, ndërsa mjeku anestezist menjëherë pas kësaj ka tentuar të kryejë vetëvrasjen.
Ngjarja është shënuar rreth orës 01:00 të mëngjesit.
Vajza që humbi jetën është identifikuar me inicialet B.P, 15 vjeçe ndërsa mjeku anestezist, me incialet T. Zh, 53 vjeç.
“Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor” informon policia
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesor e 15 vjeçares.