Bota

Tramp dhe Putin diskutojnë për një marrëveshje të re bërthamore

Presidenti amerikan Donald Tramp dhe homologu rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të gjatë telefonike, gjatë të cilës diskutuan për mundësinë e një marrëveshjeje të re bërthamore. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare nga Uashingtoni dhe Moska, sipas të cilave gjatë bisedës dy presidentët prekën edhe çështje të tjera si Venezuela, Korea e Veriut dhe Ukraina. Vetë presidenti Trump nuk ka vonuar të informojë ndjekësit e tij në Tuiter për bisedën që sipas mediave amerikane zgjati më shumë se 1 orë. “Pata një bisedë të gjatë dhe shumë pozitive me presidentin Putin. Diskutuam për tregtinë, Venezuelën, Ukrainën, Korenë, armët bërthamore dhe raportin e Robert Myler mbi ndërhyrjen ruse”, ka bërë me dije Tramp.
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka saktësuar se Tramp dhe Putin folën për mundësinë e një marrëveshjeje bërthamore të re dhe shumëpalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, ose për një zgjatje të traktatit aktual. “Në tërësi ishte një bashkëbisedim pozitiv”, ka thënë Sarah Sanders. Edhe Kremlini ka konfirmuar bisedën e zhvilluar mes dy liderëve, duke nënvizuar se kontakti telefonik u bë me kërkesë të palës amerikane. Sipas Moskës, dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe vlerësuan natyrën e bisedimeve. Sa i takon Venezuelës, Kremlini ka saktësuar se presidenti Putin përsëriti qëndrimin se çdo ndërhyrje e jashtme do të minojë perspektivën për një zgjidhje politike të krizës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button