☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,402 ▲ +0.08% ETH $2,059 ▲ +0.17% XRP $1.2999 ▼ -1.16% SOL $79.7800 ▼ -1.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Transaksioni”, arrestohet italiani për mashtrim kompjuterik

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas italian, të dënuar në shtetin fqinj për mashtrim kompjuterik. Stefano Bottura, 43 vjeç, nga Firence është arrestuar pasi gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vite e 11 muaj burgim.

Në sajë të operacionit të koduar “Transaksioni”, bëhet e ditur se 3-6 tetor të këtij viti shtetasi italian ka kryer një transaksion nëpërmjet POS me vlerë rreth 1 miliardë lekë në banka të ndryshme në shtete të ndryshme.

Bashkë me italianin është shoqëruar edhe një 23-vjeçar nga Fieri, i cili ndodhej bashkë me Botturën. ndaj K. S., rëndon akuza e moskallëzimit të krimit dhe ai do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu edhe ndaj shtetasit tjetër, D. P., 47 vjeç lindur e banues në Lugano, Zvicër, i dënuar më parë për trafik droge në Spanjë rëndon akuza e moskallëzimit të krimit.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestgruar një mjet tip fuoristradë, Mercedes Benz ML, një aparat POS, 1.850.000 lekë të reja, 60 karta të ndryshme bankare në pronësi të ndryshme, 8 telefona celularë dhe iPod dhe dy kompjutera portabël.

Gjithashtu janë sekuestruar bizhuteri të ndryshme floriri, dokumentacion të ndryshëm në lidhje me transaksionet e kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj. Hetimi vazhdon për dokumentimin e mëtejshëm të veprës penale dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve të shtetasit italian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.