Ekonomia

Transportet, Haxhinasto takon ambasadorin italian Cutillo

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka pritur këtë të mërkurë në një takim ambasadorin e ri italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, me të cilin ka diskutuar disa çështje, që prej mbështetjes së Italisë në integrimin europian të vendit tonë, por edhe për problemet që prekin transportet e mallrave mes dy vendeve.

Haxhinasto, thuhet në deklaratën e ministrisë, t’i ketë kërkuar ambasadorit Cutillo ndikimin për heqjen sa më të shpejtë të taksës “fikse”, që daton prej vitit 1956 në Itali, e cila rëndon së tepërmi transportuesit shqiptarë të mallrave, kryesisht eksportet drejt vendit fqinj përtej detit.

Sipas Haxhinastos, Shqipëria është i vetmi vend europian që has këtë problem në fushën e transportit të mallrave. Gjithashtu, ministri i Transportit ka bërë të ditur se ekziston një bashkëpunim i mirë mes dy vendeve jo vetëm në fushën e transportit, por edhe të ujësjellës-kanalizimeve dhe atë të trajtimit të ujërave të ndotura.

Në fund, ministri ka kërkuar nga ambasadori Cutillo të ndikojë edhe për një prani më të madhe të kompanive italiane, për të investuar në sektorët kyç të infrastrukturës dhe shërbimeve në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button