🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.34 ▼1.42%
ARI 4,007 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $60,895 ▼ -2.74% ETH $1,619 ▼ -2.5% XRP $1.0716 ▼ -2.44% SOL $67.6200 ▼ -2.23%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.34 ▼1.42 % ARI 4,007 ▼0.04 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.34 ▼1.42 % ARI 4,007 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Kronika

Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohen 4 persona në Korçë

Katër persona në Korçë janë arrestuar në Korçë pasi dyshohen të kenë transportuar mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri.

Prokuroria e Korçës njofton se shtetasit me iniciale V.N. dhe A.N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kishin ngritur një aktivitet të qëndrueshëm kriminal për futjen e konfeksioneve në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Ata udhëtonin drejt shtetit grek me automjete të përshtatura posaçërisht për këtë veprimtari, të cilave u ishin hequr sediljet e pasme për të rritur kapacitetin transportues dhe për të shmangur dyshimet gjatë lëvizjeve.

Mallrat siguroheshin në Greqi dhe liheshin pranë vijës kufitare, ndërsa më pas transportoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kufirit të gjelbër nga bashkëpunëtorë të tjerë. Në disa raste, mallrat merreshin nga vetë organizatorët në zonat kufitare, ndërsa në raste të tjera transportoheshin me mjete drejt qytetit të Korçës, ku magazinoheshin dhe më pas hidhej në treg përmes subjektit tregtar të administruar nga shtetasit A.N. dhe V.N.

Kështu, shtetasit V.N., A.N., A.L. dhe S.N, u arrestuan teksa po shkarkonin mallra të dyshuara kontrabandë në një ambient magazinimi në qytetin e Korçës.

Si provë materiale, u sekuestruan 15 thasë me konfeksione, me një total prej 1632 copë veshjesh, si dhe në ambientet e magazinës janë gjetur edhe 73 thasë të tjerë dhe mallra rifuxho me peshë totale 1357 kg. Po ashtu u sekuestruan automjete të përdorura për transportin e mallrave, përfshirë mjete të modifikuara pa sedilje, si dhe aparate celularë dhe dokumentacion i ndryshëm që lidhet me aktivitetin kriminal.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.