☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.94 ▼0.48%
ARI 4,351 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,690 ▲ +1.09% ETH $2,448 ▲ +1.91% XRP $1.3060 ▲ +1.42% SOL $100.7000 ▲ +3.67%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.94 ▼0.48 % ARI 4,351 ▼0.83 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.94 ▼0.48 % ARI 4,351 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

Një 30-vjeçar është arrestuar në Roskovec, Fier, në kuadër të operacionit “Gold”, pasi policia i gjeti në automjet 9 monedha dhe 4 lingota floriri, si dhe mijëra euro e lekë, për të cilat nuk dispononte dokumentacion mbi origjinën.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Njoftimi i Policisë:

“Tansportonte me automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 30-vjeçari.

Nga kontrollet e mëtejshme, në automjet iu gjetën edhe 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet leje drejtimi false.

Sekuestrohen sendet dhe automjeti.

Në zbatim të planit të posaçëm të masave për kryerje të kontrolleve ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për verifikim, një automjet tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrollit në automjet, të kryer në vijim të operacionit të koduar “Gold”, u gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4000 euro dhe 93 000 lekë. 30-vjeçari nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave.

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, si dhe për nisjen e hetimit pasuror, me qëllim dokumentimin e burimit të sendeve me vlerë dhe parave që iu gjetën 30-vjeçarit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.