🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,505 ▲2.55%
DOW 46,177 ▲2.12%
NASDAQ 21,534 ▲3.56%
NAFTA 100.54 ▼2.27%
ARI 4,680 ▲2.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,185 ▲ +1.65% ETH $2,109 ▲ +2.71% XRP $1.3401 ▲ +0.03% SOL $83.0700 ▼ -0.92%
S&P 500 6,505 ▲2.55 % DOW 46,177 ▲2.12 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 100.54 ▼2.27 % ARI 4,680 ▲2.68 % S&P 500 6,505 ▲2.55 % DOW 46,177 ▲2.12 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 100.54 ▼2.27 % ARI 4,680 ▲2.68 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Tregjet ndërkombëtare të aksioneve, në gjendje “stresi” për të dytën ditë me radhë

“E hëna e zezë” e Kinës po zgjatet, duke vijuar edhe gjatë kësaj të marte, e duke sjellë një tjetër ditë tensionesh për tregjet ndërkombëtare të aksioneve.

Bursa e Shangait u çel me një kredhje të re prej 6,41%, një dite pas humbjes me 8,49%, që shkaktoi tronditje të tregjeve në mbarë globin, ashtu siç lëkundi sërish edhe çmimet e naftës.

Me kalimin e orëve pati, sidoqoftë, një ngritje të lehtë, për të qëndruar në nivelin e 4,08%. E njëjta gjë ndodhi edhe me bursën e dytë më të madhe në vend, atë të Shenzenit, me humbje fillimisht në 6,79%, por më pas rikuperoi disi duke ndaluar në 5,47%.

Banka Qendrore e Kinës është përpjekur të ndërhyjë për stabilizimin e gjendjes përmes injektimit të fondeve të reja prej 150 miliardë juanësh apo 22,43 miliardë dollarë.

Megjithatë, efektet e “tërmetit” të tregjeve të nisur prej saj vazhdojnë. Pas humbjeve të para, indeksi japonez arriti me vështirësi të kthehej në terren pozitiv, ndërsa tani është sërish në rënie me 0,42%.

Në bursat europiane, tronditja e djeshme rrezikoi djegien e gati 450 miliardë eurove. Rënie të madhe shënuan edhe tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara, ku që në minutat e para të shkëmbimeve, “Doë Jones”-i ra me gati 5%.

Rrudhje pati dhe kuotimi i arit të zi. Çmimi i naftës bruto ra mbi 4 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët në 6 vitet e fundit. Ekonomia në rritje e Kinës ka qenë tregu kryesor për shumë mallra gjatë viteve të kaluara. Por, disa goditje të fundit, si rënia e tregjeve financiare dhe zhvlerësimi i papritur i monedhës, i kanë bërë investitorët të vënë në pikëpyetje gjendjen e ekonomisë së dytë më të madhe të globit.

Muajt e fundit, qeveria kineze ka ndërhyrë disa herë në tregjet financiare, në përpjekje për të ruajtur “momentin” për ekonominë. Megjithatë, zhvlerësimi i juanit nga Banka Qendrore dy javë më parë ngjalli shqetësime të reja në mbarë botën se, gjendja mund të jetë më e keqe nga sa mendohej fillimisht.

Një monedhë kombëtare më e lirë ul çmimet e eksporteve kineze, duke i bërë më joshëse për firmat globale, e kjo u konsiderua si shenjë e vështirësive me të cilat mund të jetë duke u përballur vendi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.