🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,606 ▲0.35%
DOW 46,607 ▲0.22%
NASDAQ 21,983 ▲0.48%
NAFTA 112.42 ▲0.79%
ARI 4,679 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,789 ▲ +3.51% ETH $2,142 ▲ +3.82% XRP $1.3411 ▲ +2.94% SOL $81.8600 ▲ +2.31%
S&P 500 6,606 ▲0.35 % DOW 46,607 ▲0.22 % NASDAQ 21,983 ▲0.48 % NAFTA 112.42 ▲0.79 % ARI 4,679 ▼0.02 % S&P 500 6,606 ▲0.35 % DOW 46,607 ▲0.22 % NASDAQ 21,983 ▲0.48 % NAFTA 112.42 ▲0.79 % ARI 4,679 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tregtarët e vegjël protestojnë kundër gjobave të larta

Disa qindra përfaqësues të bizneseve të vogla nga qytete të ndryshme protestuan sot para selisë së qeverisë kundër ndëshkimeve të reja financiare, që janë vendosur ndaj informalitetit.

Ata kërkuan anullimin e procedurave të reja tatimore, të cilat po falimentojnë dhjetëra biznese me gjoba të shtrenjta deri në 100 mijë dollarë për t’u mbullur gojën atyre që protesojnë.

Tregtarët e vegjël shprehën shqetësimin se zyrtarët e tatimeve po vendosin gjoba nga 5 mijë deri në 100 mijë dollarë për parregullsi minimale, që mund të gjenden në shkresat e tyre, tha Panajot Soko, një prej folësve në tubim.

Përfaqësuesit e bizneseve të vogla pohuan se pjesa dërrmuese e tyre janë të vetëpunësuar dhe mezi mbijetojnë me fitime minimale, por qeveria po u vendos gjoba mbi mbi 5 mijë dollarë për një dokument, për të cilin nuk i informon.

Këto gjoba ata po i falimentojnë nga dita në ditë, sepse u duhet të punojnë dy vjet pët të arritur shumën e gjobës.

Protestuesit pohuan se pjesa më e madhe e tyre janë me kredi biznesi dhe në vend të paguajnë këstet e kredisë, po paguajnë gjobat që po u vijnë pa ndërprerë nga grupet e vazhdueshme të tatimorëve.

Tregtarët e vegjël pohuan se i hapën shitoret e tyre në mëngjes me frikën e tatimorëve, dhe ndërkohë konsumi dhe blerjet kanë rënë në minimum.

Ata frikësohen më shumë a do të vijnë më shumë blerës apo më shumë tatimorë dhe kjo për ta është një situatë mbytëse, tha Adriatik Lapaj, një përfaqësues i tregtarëve, folës në tubim.

Në protestë morën pjesë edhe një numër kryefamiljarësh të papunë, të cilët pohuan se për varfërinë dhe vështirësitë e jetës së tyre nuk interesohet askush nga pushteti vendor, zyrat e punës dhe as nga qeveria.

Madje edhe kur ata vetëpunësohen në forma sezonale, ose hapin ndonjë tregit të vogël me pakicë, inspektorët shkojnë menjëherë dhe i mbulojnë me gjoba, pa i informuar më parë mbi procedurat ligjore, që duhen përmbushur.

Protestuesit pohuan se qeveria duhet të ndryshojë sjellje ndaj tregtarëve të vegjël të vetëpunësuar dhe të realizojë mbështetjen e premtuar kur ishte në opozitë, duke përmirësuar klimën e biznesit dhe jo t’i frikësojë me masa represive qytetarët, që e mbajnë administratën me taksat e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.