☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,206 ▲ +0.7% ETH $1,732 ▲ +0.19% XRP $1.1490 ▼ -0.16% SOL $73.9200 ▲ +3.18%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tregtia, biznesi pak ndjeshmëri nacionaliste

doganaNga Ersuin Shehu
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë në vitet e fundit kanë dëshmuar edhe njëherë se tregtia pak lidhet me marrëdhëniet politike apo me ndjenjat shpiërtërore mes popujve.
Megjithëse me Serbinë marrëdhëniet nuk kanë qënë asnjëherë të ngrohta, këmbimet tregtare mes dy vendeve kanë vlera të konsiderueshme. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e kaluar këmbimet me Serbinë përbënin 2.9% të importeve dhe 0.7% të eksporteve. Në total, dy vendet këmbyen mallra për vlerën e 124 milionë eurove ose rreth 2.3% të gjithë volumit të Tregtisë së jashtme të Shqipërisë.
Tregtia mes dy vendeve ka pasur luhatje vit pas viti dhe niveli më i lartë i pesë viteve të fundit është arritur në 2012, kur nga Serbia erdhën 4.4% e importeve dhe shkuan 1.7% e eksporteve. Ngjarjet gjatë ndeshjes së futbollit mes dy kombëtareve në Beograd kanë rritur tensionin mes dy vendeve, por historia e vonë dhe më e hershme ka treguar se biznesi nuk vuan nga nacionalizmi i tepruar. E njëjta gjë vlen edhe për vendet fqinje, ku problemet e shumicës sllave me popullsinë shqiptare kanë krijuar shpesh pakënaqësi dhe mëri mes kombeve.
Vitin e kaluar, Maqedonia zinte 1.8% të eksporteve dhe 1.7% të importeve shqiptare. Marrëdhëniet tregtare mes vendeve kanë njohur edhe pika më të larta, si në vitin 2009, kur drejt Maqedonisë shkuan 3% e eksporteve dhe erdhën 1.8% e importeve. Përmasa më të vogla kanë marrëdhëniet tregtare me Malin e Zi, por edhe ato të konsiderueshme duke pasur parasysh përmasat e fqinjit verior. Gjatë vitit 2013, me Malin e Zi u këmbyen 0.7% e eksporteve dhe 0.4% e importeve. Marrëveshjet e tregtisë së lirë përgjithësisht kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e tregtisë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke zbehur edhe ato paragjykime nacionaliste që mund të kenë qënë faktor frenues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.