🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.39 ▼0.36%
ARI 4,028 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,942 ▼ -0.81% ETH $2,310 ▼ -1.67% XRP $1.2911 ▼ -0.83% SOL $100.2600 ▼ -1.55%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.39 ▼0.36 % ARI 4,028 ▼0.25 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.39 ▼0.36 % ARI 4,028 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Opinion

Vuçiçi i humbi zgjedhjet, por jo nga mungesa e policëve

Nga THOMA GËLLÇI

Aleksandar Vuçiçi i humbi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Lista “Studentët fitojnë” mori mbi 52 për qind të votave, ndërsa koalicioni i tij rreth 39 për qind. Pas gati dy vitesh protestash, arrestimesh, akuzash dhe përplasjesh me policinë, presidenti serb u detyrua të pranonte se kishte humbur. Studentët, të cilët për muaj të tërë ishin paraqitur si rrezik për sigurinë kombëtare, kishin fituar shumicën parlamentare.

Gjithçka nisi në Novi Sad, më 1 nëntor 2024, kur shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 njerëzve. Studentët kërkuan transparencë, hetimin e korrupsionit të dyshuar dhe përgjegjësinë e zyrtarëve. Ishin kërkesa të zakonshme për një shtet ku funksionon ligji. Por Vuçiçi kishte një mendim tjetër. Ai vendosi të merrej më shumë me ata që kërkonin hetimin sesa me shkaqet për të cilat kishte nisur protesta.

Fillimisht u përpoq t’i shpërfillte studentët. Pastaj filloi t’i përqeshte, të vinte në dyshim numrin e pjesëmarrësve dhe t’i paraqiste si njerëz të manipuluar. Kur pa se protestat vazhdonin, filloi të zbulonte organizatorë të fshehtë, financime të dyshimta dhe lidhje me shërbimet e huaja. Studentët që kërkonin dokumentet e një ndërtimi publik u paraqitën si pjesëtarë të një komploti ndërkombëtar.

Për Vuçiçin ishte e vështirë të pranonte se qytetarët mund të protestonin me vullnetin e tyre. Në televizionet pranë pushtetit, diskutimi për korrupsionin u zëvendësua me diskutimin për protestuesit. Filluan të analizoheshin biografitë, lidhjet politike dhe deklaratat e tyre. Në vend që qeveria të jepte përgjigje për kërkesat, kërkoheshin përgjigje për jetën e atyre që i kishin paraqitur.

Pastaj erdhi radha e policisë. Në Beograd dhe qytete të tjera u përdorën shkopinjtë e gomës, gazi lotsjellës dhe arrestimet. Qindra demonstrues u ndaluan, ndërsa disa u akuzuan për veprime kundër rendit kushtetues. Organizatat ndërkombëtare dokumentuan raste të përdorimit të tepruar të forcës dhe keqtrajtimit të studentëve. Për pushtetin, megjithatë, policia ishte duke zbatuar ligjin. Nëse një demonstrues hidhte një gur, ai paraqitej si provë e karakterit të dhunshëm të gjithë protestës. Nëse një polic godiste një demonstrues paqësor, kjo shpjegohej si veprim i nevojshëm për ruajtjen e rendit.

Dallimi mes përdorimit të ligjshëm të forcës dhe dhunës policore pothuajse u zhduk nga fjalori zyrtar. Policia nuk trajtohej si institucion që duhet të mbrojë edhe qytetarin që proteston kundër qeverisë, por si institucioni që duhet ta mbronte qeverinë prej tij. Edhe dhuna e ushtruar nga militantë të partisë në pushtet kundër studentëve u trajtua me një mirëkuptim të veçantë. Vuçiçi madje fali disa persona të përfshirë në sulme ndaj protestuesve.

Qeveria nuk u mjaftua me policinë. Më 24 mars 2025 miratoi një dekret që ndryshonte llogaritjen e punës së pedagogëve universitarë. Nga 20 orë në javë të njohura për kërkimin shkencor, mbetën vetëm pesë. Meqenëse mësimi ishte ndërprerë nga protestat, shumë profesorë rrezikonin të merrnin vetëm 12.5 për qind të pagës. Ministria e Arsimit dërgoi inspektorë në universitete, ndërsa profesorët që mbështesnin studentët u përballën me presione administrative dhe ekonomike. Qeveria e quante zbatim të rregullave. Profesorëve u duhej të kuptonin se mbështetja e studentëve kishte edhe një çmim financiar.

Prokuroria paralajmëroi ndjekje penale për bllokimet e rrugëve. Ministria e Brendshme deklaroi se nuk do të lejonte bllokimin e autostradave, duke përmendur sigurinë rrugore, ekonominë dhe lirinë e lëvizjes. Në këtë mënyrë, kërkesat për korrupsionin dhe përgjegjësinë e institucioneve zinin gjithnjë e më pak vend në deklaratat qeveritare. Përparësi kishte qarkullimi i automjeteve dhe kthimi i jetës në normalitet. Normaliteti, sipas pushtetit, ishte gjendja kur qytetarët nuk protestonin.

Vuçiçi kërkonte vazhdimisht dialog dhe ankohej se studentët nuk pranonin të bisedonin me të. Më 6 tetor 2026, gjatë fushatës zgjedhore, organizoi edhe një debat të veçantë në oborrin e shtëpisë së babait të tij. Vendosi përballë vetes një karrige bosh, fotografinë e kandidatit kryesor të listës studentore, Ilija Srdanoviçit, dhe një gur që përdorej për të rënduar lakrën turshi. Videon e titulloi “Dialog me gurin e lakrës”.

Kishte gjetur nje menyre sit e dialogonte . Karrikia bosh perballe  nuk e ndërpriste, nuk i kundërshtonte argumentet dhe nuk kërkonte dokumentet e korrupsionit. Guri, nga ana tjetër, nuk kishte asnjë mundësi të ankohej për dhunën policore. Vuçiçi mundi  të zhvillonte kështu një debat të qetë, sic e kishte kerkuar dhe deshiruar.

Ndërkohë, studentët vazhdonin protestat. Ata nuk pranuan ta zëvendësonin gurin e vendosur ne karriken bosh te gjoja dialogut. Vazhduan protestat e tyre. Lëvizja fitoi mbështetjen e profesorëve, punëtorëve, fermerëve dhe njerëzve të zakonshëm.

Vuçiçi vazhdonte të fliste për stabilitetin e Serbisë, zhvillimin ekonomik, investimet dhe të ardhmen evropiane. Sipas tij, protestat pengonin zhvillimin. Por studentët nuk kërkonin ndërprerjen e zhvillimit. Ata kërkonin që paratë publike të përdoreshin sipas ligjit dhe që zyrtarët të përgjigjeshin për vendimet e tyre. Asnjë investim, sado i madh, nuk e përjashton detyrimin e qeverisë për të dhënë llogari.

Për gati dy vjet, Vuçiçi u përpoq të provonte se protestuesit ishin të rrezikshëm për shtetin. Më 25 tetor 2026, qytetarët vendosën me votë se ata mund t’ua besonin qeverisjen pikërisht kandidatëve të mbështetur nga studentët. Lista studentore fitoi shumicën, ndërsa Vucici pranoi humbjen.

Aleksandar Vuçiçi kishte policinë, ministrat, institucionet, shumicën e mediave dhe një përvojë të gjatë në pushtet. Kishte nxjerrë edhe dekrete, kishte përdorur arrestimet dhe kishte kërkuar dialog. Në fund, asnjëra prej këtyre nuk i siguroi fitoren.

Për gati dy vjet, Vuçiçi kërkoi të zbulonte se kush qëndronte pas studentëve. Më 25 tetor e mori përgjigjen: pas tyre nuk qëndronin as iranianët, as turqit, as amerikanët. Pas tyre  qëndronin  mbi dy milionë votues serbe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.