Ekonomia

Tregtia me Greqinë zë 5. 9 % të vëllimit të përgjithshëm

Shkëmbimet tregtare me Greqinë në periudhën janar-tetor të 2015-ës zunë 5.9 % të totalit të gjithë tregtisë.

Pas tkurrjes që solli kriza greke në tregtinë me vendeve gjatë vitit 2014, vihet re sërish një ulje e lehtë e shkëmbimeve tregtare me vendin fqinj edhe përgjatë 10-mujorit të parë të vitit 2015.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-tetor 2015 arritën në rreth 35.643 milionë lekë, kur një vit më parë (2014) u importuan 44.037 milionë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘ushqim pije dhe duhan’ në vlerën 11.032 milionë lekë i ndjekur nga grupi “produkte kimike dhe plastike” në vlerën 5.828 milionë lek dhe grupi ‘minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 5.465 milionë lekëve.

Ndërsa eksportet drejt Greqisë për këtë periudhë kanë shënuar një rritje të lehtë. Referuar të dhënave, eksportet shqiptare drejt Greqisë llogariten në vlerën e 7.758 milionë lekëve. Në vitin 2014 në periudhën janar-tetor, eksportet nga Greqia llogariteshin 7.418 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button