Ekonomia

Tregtia me Greqinë zë 6.5 % të vëllimit të përgjithshëm

Shkëmbimet tregtare me Greqinë në 2014-ën zunë 6.5 % të totalit të gjithë tregtisë.

Porti_Durres_Mallra_01Pas një tkurrje që solli kriza greke në tregtinë me vendeve gjatë vitit 2014 vihet re një rritje e lehtë e shkëmbimeve tregtare me vendin fqinj.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë vitit 2014 arritën në rreth 52.044 milionë lekë, kur një vit më parë (2013) u importuan 45.699 milionë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 14.126 milionë lekë, pasuar nga grupi ‘ushqim, pije duhan’ në vlerën 13.914 milionë lekë dhe nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 7.381 milionë lekëve.

Edhe eksportet drejt Greqisë për këtë periudhë kanë shënuar rritje. Referuar të dhënave eksportet shqiptare drejt Greqisë llogariten në vlerën e 8.844 milionë lekëve. Në vitin 2013 eksportet nga Greqia llogariteshin 7.776 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button