☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
24 ore
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,522 ▲ +1.27% ETH $2,051 ▲ +2.45% XRP $1.3537 ▲ +1.7% SOL $83.6400 ▲ +1.19%
  • Politika
    • Parlamentare
    • Presidenciale
    • Qeveritare
  • Ekonomia
  • Kronika
  • Bota
  • Kosova
  • Rajoni
    • Maqedonia
  • Sporti
    • Boterori
    • Futbolli ne Kosove
  • Opinion
  • Arte
    • Ekspozita
    • Film
    • Libri
    • Muzike
    • Teater
    • TV
  • Me teper
    • Moda
    • Te ndryshme
    • Teknologji
    • roze
    • Kuriozitete
    • Keshilla
    • Kendi i Kikos
    • Horoskopi
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
24 ore
30 Mar 2026
Breaking
Ribotohet “Themeluesi”, vepra mbi lidershipin e Ismail Qemali vjen me botim të përditësuar Vizatime, piktura dhe prerje me gëlqere, hapet ekspozita “Matisse 1941–1954” Simbolika hyjnore në pikturë, Enea Ziu çel në Tiranë ekspozitën personale “Hiri” Me opinion kjo punë “Sa raketa i kanë mbetur Iranit?”, dy të tretat janë ende të paprekura
Menu
  • Politika
    • Parlamentare
    • Presidenciale
    • Qeveritare
  • Ekonomia
  • Kronika
  • Bota
  • Kosova
  • Rajoni
    • Maqedonia
  • Sporti
    • Boterori
    • Futbolli ne Kosove
  • Opinion
  • Arte
    • Ekspozita
    • Film
    • Libri
    • Muzike
    • Teater
    • TV
  • Me teper
    • Moda
    • Te ndryshme
    • Teknologji
    • roze
    • Kuriozitete
    • Keshilla
    • Kendi i Kikos
    • Horoskopi
Ekonomia

Tregtia me rajonin, Shqipëria bilanc pozitiv vetëm me Kosovën. Me Serbinë, deficitin më të thellë. Çfarë thonë shifrat

02 August 2021, 06:27 · 4 min lexim
Facebook X WhatsApp

Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut rreth 10% të volumit tregtar (importe + eksporte) në vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” (të dhënat për Bosnjën nuk janë në tabelat e INSTAT).

Në krahasim me vitin 2016, kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje. Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv (+145 mln euro), ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar (-134 mln euro). Me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka një deficit të lehtë.

Në këtë situatë, një marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë që Kosova nuk është e përfshirë, mund të krijojë një disavantazh për Shqipërinë, duke rrezikuar thellimin e deficitit tregtar, sidomos me Serbinë.

Kosova

Për eksportet, Kosova është partneri kryesor i Shqipërisë dhe shteti ku ne kemi suficitin më të lartë tregtar, që nënkupton se eksportojmë më shumë drejt këtij vendi, sesa importojmë prej tij. Në vitin 2020, eksportet drejt Kosovës ishin 26.2 miliardë lekë (9.7% e shitjeve totale jashtë vendit), ndërsa importet 8.3 miliardë lekë, me bilanc pozitiv 18 miliardë lekë (145 milionë eurosh). Mallrat kryesore që eksportojmë në Kosovë janë materialet e ndërtimit e metalet (kryesisht çeliku, tullat, çimento), lëndë djegëse e energji (naftë) dhe ushqime, pije e duhan. Për të gjitha grupmallrat, vlera e eksporteve është më e lartë sesa e importeve.

Serbia

Serbia është burimi kryesor i importeve në rajon. Sipas INSTAT, në vitin 2020 importuam nga ky shtet mallra me vlerë 23 miliardë lekë (3.8% e totalit), ndërsa eksportet ishin vetëm 6.3 miliardë lekë. Bilanci është negativ, me 16.7 miliardë lekë (134 milionë euro), që ikin neto drejt Serbisë. Serbia dominon në shitjet drejt Shqipërisë të ushqimeve, pijeve e duhanit, mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, si dhe materialeve të ndërtimit e metaleve. Në të kundërt me Serbinë, për të gjitha grup mallrat, bilanci tregtar është negativ.

Volumet e tregtisë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi janë më të ulëta. Drejt Maqedonisë së Veriut shkojnë 3.3% e eksporteve dhe vijnë 1.5% e importeve, ndërsa me Malin e Zi këto shifra janë përkatësisht  1.95 dhe 0.38%.

Me Maqedoninë, vendi ka një deficiti tregtar të lehtë, ndërsa me Malin e Zi, eksportet janë pak më të larta sesa importet.

Marrëveshja rajonale

Pak ditë më parë, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të projektit të Mini-Shengenit ballkanik, ranë dakord për tre marrëveshje:

1.Marrëveshje për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2.Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3.Marrëveshje për qarkullimin e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.

Qeveria e Kosovës reagoi duke thënë se kjo nismë nuk e ka miratimin e Kosovës. “Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Qeveria e Kosovës në një deklaratë.

 

Shiko ofertat në Amazon

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.

Lexo Gjithashtu

Ekonomia

Italia ruan pozicionin si investitori i dytë më i madh në Shqipëri

14 orë më parë
Ekonomia

Aksion kundër informalitetit dhe abuzimit me çmimet e karburanteve në Durrës

14 orë më parë
Ekonomia

Pentagoni shqyrton operacione tokësore të kufizuara në Iran, tensionet rriten në rajon

20 orë më parë
Reklamë

Lajmet e Fundit

Ribotohet “Themeluesi”, vepra mbi lidershipin e Ismail Qemali vjen me botim të përditësuar
2 orë më parë
Vizatime, piktura dhe prerje me gëlqere, hapet ekspozita “Matisse 1941–1954”
2 orë më parë
Simbolika hyjnore në pikturë, Enea Ziu çel në Tiranë ekspozitën personale “Hiri”
2 orë më parë
Me opinion kjo punë
3 orë më parë
“Sa raketa i kanë mbetur Iranit?”, dy të tretat janë ende të paprekura
3 orë më parë
Trump lavdëron Lukashenkon: “Shumë i respektuar”, pas lirimit të mbi 500 të burgosurve politikë
4 orë më parë
Erion Braçe kërkon bilancin e votave nga KQZ, mes sinjaleve për ambicie në Tiranë
4 orë më parë
Sulm iranian në Kuvajt godet centralin e energjisë dhe ujit
4 orë më parë
Politikanët iranianë kërkojnë daljen nga traktati bërthamor mes sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit
5 orë më parë
Kurti viziton Kombëtaren: Pas jush është një komb i tërë
5 orë më parë
Reklamë

Lajme

  • Politika
  • Ekonomia
  • Kronika
  • Kronika e Zezë

Bota & Rajoni

  • Bota
  • Amerika
  • Kosova
  • Rajoni
  • Maqedonia

Sport & Opinion

  • Sporti
  • Sporti në Botë
  • Opinion

Arte

  • Arte
  • Film
  • Libri
  • Muzikë
  • Teatër
  • TV

Më Tepër

  • Teknologji
  • Life Style
  • Moda
  • Rozë
  • Horoskopi
© 2026 24 Orë Lajme. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Privatësia · Kontakt