Tregtonin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, arrestohen 6 persona
Në këtë skemë mashtrimi, 4 të arrestuarit bashkëpunonim me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu e cila dyshohet se i sillte mallrat kontrabandë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së COVID-19, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente kontrabandë. Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.
Të arrestuarit
Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie
Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh
Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie
Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike
Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”, thuhet në njoftim