Ekonomia

Tregu i punës: Më të preferuarit me arsim të lartë dhe të mesëm profesional

Të diplomuarit me arsim të lartë dhe ata me arsim të mesëm profesional janë dy grupet më të preferuar në tregun e punës me pagesë ndaj niveleve të tjera të arsimit në rang kombëtar.
Pesha që zënë të punësuarit me pagë rritet me rritjen e nivelit arsimor dhe sipas Anketës së Punës për 3-mujorin e parë 2015 të INSTAT, vërehet se 85% e të punësuarve me arsim të lartë janë punësuar me pagë, ndërsa vetëm 3,9 % e kësaj kategorie janë të punësuar si punëtorë pa pagesë të familjes.
Sipas përqindjeve që zënë të punësuarit me pagë, vërehet se të punësuarit me arsim të mesëm profesional zënë 47,8% dhe ata me arsim të mesëm të përgjithshëm 45,2%.
Pesha që zënë në punësimin total të punësuarit me pagë arriti në 42,2 %, të vetë-punësuarit me pagë 26,3 % të të punësuarve në tërësi, ndërsa punëtorët pa pagesë të familjes, 31,5 %, sipas INSTAT-it.
Shkalla e punësimit për grup-moshat 15-64 vjeç rezulton më e lartë për personat me arsim të lartë duke zënë 65,5 %, të pasuar nga ata me arsim profesional me 65,3 %.
Të dhënat tregojnë se përqindja e të punësuarve me pagë është më e lartë për ata me arsim të lartë, ndërsa e kundërta vërehet tek të punësuarit me arsim 8-vjeçar, të cilët mbizotërojnë tek kategoria e punëtorëve pa pagesë në familje.
Ndër të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit është më e lartë tek ata që kanë diploma në arsimin e mesëm profesional me 65,3%, krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme, që zënë 46 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button