Moda

Trendet më pikante të bukurisë nga tapeti i OSCARS 2017

Emma Stone
Kombinuar kokë e këmbë në ngjyrë ari me një buzëkuq të kuq “pikant” duket se është një kombinim triumfues, në çdo rast.

Naomi Harris ka “veshur” një nga trendet e bukurisë të këtij viti, pudra e syve në ngjyrë pink!

Brie Larson
Disa kritika mendojnë se zgjedhja e një fustani të zi në një tapet të kuq nuk është nga ato zgjedhjet e zgjuara. Por gabohen. Sidomos kur kontrastin dhe kombinimin e gjen në një buzëkuq portokalli në të kuqe nga Nars.

Michelle Williams
Këtë vit na tregon kuptimin e një look-u të freskët, tepër feminil me një prerje pixie-cut që duket si një version i moderuar I 2017-ës i Mia Farroë.

Janelle Monae ishte e mbuluar me metalike, shkëlqim xixash e gurësh të çdo forme, madhësie dhe ngjyre. Por ishte prerja e re e flokëve, makeup-I metalik dhe vetullat e konturuara dukshëm që vodhën vëmendjen e duhur.

Nicole Kidman
Flokët e aktores, fustani i Armanit dhe lëkura e trupit janë në të njëjtën familje ngjyrash, gjë që e bën tepër të dukshëm buzëkuqin portokalli të jetë zgjedhja e përkryer.

Kirsten Dunst na serviri disa onde të çrregullta, penel të zi dhe buzë të kuqe klasike.

Jessica Biel
Peneli i zi i dukshëm dhe flokët e mbledhura në pjesën e pasme ishin plotësuesit perfekt të fustanit  me shkëlqim metalik.

Halle Berry solli “dramën” në tapetin e Oscars me një stil totalisht të ri. Kaçurrela të fryra, voluminoze dhe në formë sustash. E përkryer me format e fustanit dhe tonalitetin e lëkurës së Berry-t.

Charlize Theron
Look-u i inspiruar nga vitet 80 i aktores përfaqësohej nga flokë të kapur bisht, makeup minimal metalik dhe buzë rozë-nude.

Alicia Vikander.
Nuk është hera e parë që Alicia parakalon në tapetin e kuq me modelin e flokëve të mbledhur topuz. Por me gjerdanin prej diamatësh në qafë, arrini dot ti kushtoni vëmendje flokëve casual jo dhe aq të përshtatshëm për Oscars?

Scarlett Johansson
Fytyrë që shkëlqen dhe mollëza natyralisht të pigmentuara janë elementët që i duhen një pamjeje ultra feminine!

Ruth Negga
Komentet më të mira për aktoren e filmit “Loving” nga fustani Valentino e deri tek rrethi i kokës.

Emma Roberts përcjell look-un klasik të një femre plot sharm dhe elegante duke shkëqyer në tapetin e kuq të këtij viti.

Felicity Jones
Baluket tuaja janë në process rritjeje? Ashtu është edhe për Jones që na tregon se flokët e kthyera në fund nuk janë vetëm praktike por edhe shumë femërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button