☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.29 ▼1.45%
ARI 4,040 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,130 ▼ -1.56% ETH $2,318 ▼ -2.1% XRP $1.2905 ▼ -2.85% SOL $100.1400 ▼ -2.34%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.29 ▼1.45 % ARI 4,040 ▼0.28 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.29 ▼1.45 % ARI 4,040 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

Një ngjarje e rëndë trondit Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë.

Një atlete 25-vjeçare me origjinë franceze, pjesëmarrëse në këtë kompeticion, është bërë viktimë e një dhune seksuale gjatë natës mes 31 gushtit dhe 1 shtatorit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, sipas së cilës, autori i agresionit dyshohet se është një futbollist me origjinë marokene. Mësohet se ky i fundit është kthyer në vendin e tij të origjinës mëngjesin e së martës.

Sipas të dhënave të para, atletja e kishte shtyrë agresorin duke kërkuar ndihmën dhe vëmendjen e personelit të bordit. Në vendin e ngjarjes ndërhynë mjekët e ndihmës së shpejtë dhe policia ndërsa vajza, që u dërgua në spital për ekzaminime, nuk kishte pësuar dëmtime.

Ndërkaq, policia nisi hetimet për ngjarjen; dhuna seksuale mësohet se ka ndodhur në një nga strukturat e fshatit olimpik të Lojërave Mesdhetare që nisën në 21 gusht.

Në këto orë do të kërkohet të hidhet më shumë dritë në lidhje me atë çfarë ndodhi me viktimën që u dërgua menjëherë në spital për t’u kuruar dhe për ekzaminimet e rastit. Hetuesit kanë marrë në dorëzim imazhet e telekamerave të strukturës së fshatit olimpik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.