Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar
Një atentat me armë zjarri ka tronditur sot paradite qytetin e Sarandës, ku ka mbetur i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj. Viktima ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra nga të shtënat.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, autorët e sulmit kanë qenë dy persona të pajisur me skafandra, të cilët lëviznin me një motor. Gjatë të shtenave me armë zjarri ndaj 42-vjeçarit, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe po punojnë për krehjen e territorit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të larguar me motor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.