Tronditjet në Shengen nuk e anulojnë dëshirën e Sofjes për aderim
Që të mund të ulë presionin e migracionit drejt territorit të vet, në fillim të vitit të ri Suedia aplikoi për herë të parë që nga mesi i shekullit të kaluar e këtej, një kontroll të udhëtuesve drejt saj që nga Danimarka. Në bazë të këtij shkaku dhe Danimarka aplikoi kontroll nëpër kufirin e vet me Gjermaninë, kurse akoma përpara kësaj kontrollimet kufitare në hapësirën e Shengenit i rivendosën po kështu Norvegjia, Austria, Gjermania dhe Franca. Marrëveshja e Shengenit lejon, në bazë të masave për siguri dhe në situata të jashtëzakonshme, shtetet të cilat e kanë firmosur të rivendosin përkohësisht kontrollin kufitar dhe kjo ka rastisur akoma përpara valës së tanishme të refugjatëve drejt Bashkimit Evropian. Rivendosja e kontrollit dhe tani është e përkohshme, por kërcënimet prej një presioni të refugjatëve janë afatgjata, kurse kjo shkakton frikësime për vet të ardhmen e hapësirës për lëvizjen e lirë të njerëzve. Kjo çon drejt mendimeve të hidhura dhe jo rastësisht zëvendëskryeministri suedez Osa Romson me sy të përlotur i përcaktoi masat e ndërmarra, si një “vendim të tmerrshëm”, kurse kryeministri danez Llars Rasmusen tha se, aplikimi i tyre “fare nuk është një moment i lumtur”.
Bullgaria nuk është anëtare e Hapësirës së Shengenit, por dhe në të jehona e asaj që po ngjan është e fortë. Në sfondin e komenteve skeptike, por dhe të disa parashikimeve përfundimtare se, “Shengeni po shpërbëhet”, qeveria po vazhdon të mbrojë kauzën për aderim ndaj hapësirës për lëvizje të lirë të njerëzve. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Bullgare ministri i jashtëm Daniell Mitov dha të kuptohet se, kabineti do të argumentojë kërkesën për aderim me tezën se, pala bullgare i ka kryer kërkesat teknike, për pranimin në kushtet e krizës pa precedent të refugjatëve dhe e mbron mirë kufirin e vet, i cili është dhe një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian. Pritjet janë, se pasi kontribuon kaq për sigurinë e përgjithshme evropiane, Bullgaria të mund të shfrytëzojë dhe prioritetet përkatëse, të cilat anëtarësia në zonën e Shengenit i jep. Gjatë gjithë ndërlikimit të situatës, ministri i jashtëm bile është optimist për pranimin.
Pozita e zënë nga ministri Mitov në fakt nuk është e re, ajo ripohon një varg të tërë prej deklaratave analogjike gjatë muajve të fundit, por njëkohësisht tregon se kabineti ka evituar disa kundërvënie të brendshme rreth taktikës së vet, për persekutimin e qëllimit. Deri vonë disa ministra mendonin se që të forcojë kandidaturën e vet për në Shengen, Bullgaria duhet ta lidhë me pajtimin e vet për pranimit e refugjatëve. Por ministra të tjerë i dolën kundër këtij kuptimi me argumentin se, një lidhje e ngjashme do të ndërlikojë dhe do të vonojë realizimin e kauzës, sepse parashikohet që problemi i refugjatëve të jetë mjaft i gjatë. Duket se teza e dytë ka marrë epërsi. Por, pavarësisht se në kabinet nuk ka më mosmarrëveshje mbi çështjen, të tillë ka mes drejtuesve dhe forcave opozitare. Partia e madhe në drejtim, GERB është fort “pro” hyrjes në Shengen dhe ka një përkrahje të plotë për këtë nga forcat politike në Partinë Popullore Evropiane. Partneri i vogël i koalicionit – Blloku Reformator, gjithashtu është “pro” aderimit ndaj Shengenit, kurse zëvendëskryeministrit të tij në qeverinë Meglena Kunevës bile i vjen keq se, në fillim të vitit të kaluar Bullgaria nuk ka qenë mjaft aktive në ndjekjen e këtij qëllimi. Sipas Partisë Socialiste Bullgare në opozitë, pranimi në Shengen nuk duhet të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë pasi që në Evropë po i mbyllin kufijtë, siguria është e vënë mbi prioritetin për lëvizjen e lirë të njerëzve, kurse në shoqëri piqen sjellje kundër lëvizjes së lirë në kushtet e presionit paprecedent të migracionit. Mbase edhe vetë qeveria i jep llogari vetes, se gjatë zhvillimeve të fundit në hapësirën e Shengenit, çështja për zgjerimin e tij mbase nuk do të jetë në rend të ditës, kurse baza për të kujtuar për kandidaturën bullgare është më tepër shprehje të dëshirës për të marrë pjesë në debatin për ndryshim në mënyrën e funksionimit të Shengenit. Bullgaria ka të drejtë të një pjesëmarrjeje të tillë, sepse dhe pa qenë një pjesë nga Shengeni ajo i është e nënshtruar rregullave të tij dhe i aplikon.