🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.61 ▲0.18%
ARI 4,676 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,501 ▲ +2.83% ETH $2,139 ▲ +3.66% XRP $1.3356 ▲ +2.57% SOL $81.4500 ▲ +2.07%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.18 % ARI 4,676 ▼0.18 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.18 % ARI 4,676 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump akuzon Obamën: Orkestron protestat

Donald trump mendon se e ka gjetur orkestruesin e protestave që trazojnë prej javësh tashmë rrugët e qyteteve, sallat e mbledhjeve dhe aeroportet në Amerikë. Gishtin e fajit Presidenti i ri e drejton nga paraardhësi i vet, Barack Obama.

Obama dhe njerëzit e tij, tha Trump në një intervistë për Fox News, janë përgjegjës për valën e indinjatës kundër republikanëve këtë muaj si dhe për rrjedhjet e informacioneve të klasifikuara brenda administratës aktuale.

“Mendoj se pas gjithë këtyre që po ndodhin, qëndron ai. Them se kështu është politika, kështu funksionon. Nuk mund ta dish asnjëherë me saktësi se çfarë ndodh prapa kuintave dhe unë them se pas tyre është Obama, sepse njerëzit e tij kanë me siguri gisht në këtë situatë. Një pjesë e informacioneve të dala kanë ardhur me shumë gjasa nga ai grup dhe kjo është shumë serioze sepse janë mjaft të dëmshme nëse flasim në termat e sigurisë kombëtare”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Në të vërtetë, nuk ka asnjë provë që ta lidhë ish-presidentin me protestuesit apo nxjerrjen e informacionit nga Shtëpia e Bardhë. Në politikën amerikane, ndodh rrallë që numri një i një administrate të kritikojë parardhësin e tij, ndërkohë që është ende në detyrë.

Vetë Obama muajin e kaluar ngriti zërin kundër urdhrit ekzekutivit të Trumpit për t’u ndaluar hyrjen në Amerikë shtetasve nga shtatë vende kryesisht myslimane, duke e konsideruar lëvizjen diskriminuese ndaj individëve për shkak të besimit të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.