Trump mendonte se puna e Presidentit do ishte më e thjeshtë
100 ditë pasi ka marrë drejtimin e zyrës më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se e kishte menduar si një punë më të thjeshtë presidencën, duke nënvizuar se i mungon jeta e tij e mëparshme.
Pavarësisht volumit të madh të punës, ai shprehet se është një natyrë punëtore dhe se për këtë arsye, po e sheh ndryshimin me pozitivitet.
Trump e pranoi se tashmë nuk mund të bëjë një sërë gjërash që mund t’i bënte si biznesmen, sikurse mund të jetë edhe ngarja e makinës.
“Unë e dashurojë jetën time të mëparshme. Kisha shumë gjëra që i bëja njëkohësisht. Në fakt, tani kamë më shumë gjëra se në të shkuarën. Mendoja se do të ishte më e thjeshtë. Unë jam një person që i kushton vëmendje detajeve. Megjithatë, më pëlqen të punoj ndaj nuk është një problem. Një gjë tjetër problematike është privatësia. Nuk është se ka qenë një gjë që e kisha në jetën time të mëparshme, por tashmë jam gjatë gjithë kohës i monitoruar. Nuk mund të shkoj askund vetëm. Dua të them, më përpara mund të shkoja në restorante edhe pse njerëzit më njihnin, por tani s’mundem. S’mund të ngas as makinën dhe më duhet të theksoj se mua më pëlqen shumë të ngas makinën”, tha Trump.