☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,571 ▼1.93%
DOW 51,832 ▼0.98%
NASDAQ 25,351 ▼3.19%
NAFTA 104.87 ▲2.81%
ARI 3,900 ▼3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,205 ▼ -4.83% ETH $2,241 ▼ -4.63% XRP $1.2478 ▼ -3.7% SOL $94.5800 ▼ -6.87%
S&P 500 7,571 ▼1.93 % DOW 51,832 ▼0.98 % NASDAQ 25,351 ▼3.19 % NAFTA 104.87 ▲2.81 % ARI 3,900 ▼3.27 % S&P 500 7,571 ▼1.93 % DOW 51,832 ▼0.98 % NASDAQ 25,351 ▼3.19 % NAFTA 104.87 ▲2.81 % ARI 3,900 ▼3.27 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Trump mesazh Metës me rastin e 105-vjetorit të pavarësisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me rastin e 105-vjetorit të pavarësisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka uruar shqiptarët per 105-vjetorin e pavarësisë si dhe ka vlerësuar reformën në drejtësi dhe ka lavdëruar përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mesazhin e tij drejtuar presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, shprehet: “I dashur Zoti President. Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë, si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme”.

“Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë, që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një aleat i NATO-s dhe vend anëtar i koalicionit për shkatërrimin e ISIS-it”.

“Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët”.

“Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!”, shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Trump.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.