Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.95 ▼0.83%
ARI 4,326 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,832 ▼ -2.83% ETH $2,404 ▼ -4.29% XRP $1.2880 ▼ -9.26% SOL $97.2100 ▼ -5.3%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.95 ▼0.83 % ARI 4,326 ▼0.15 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.95 ▼0.83 % ARI 4,326 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
16 Sht 2026
Breaking
Bota

Trump mohon negociatat me Iranin: Nuk po zhvillohen bisedime. Përplasje e re për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aktualisht nuk po zhvillohen negociata me Iranin, një ditë pasi dhëndëri i tij, Jared Kushner, tha se kontaktet mes Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë.

“Nuk po zhvillohen bisedime as nuk ka bisedime të planifikuara me Republikën Islamike”, shkroi Trump në Truth Social më 18 gusht, pasi afati 60-ditor që të dyja palët kishin për të arritur një marrëveshje përfundimtare paqeje skadoi një ditë më parë.

Trump tha se Ngushtica e Hormuzit është “e hapur dhe po funksionon” dhe se minat janë larguar, teksa Teherani tha se kjo rrugë ujore strategjike mbetet e mbyllur derisa Uashingtoni të plotësojë kushtet e caktuara në bazë të një marrëveshjeje të përkohshme të arritur në qershor.Irani tha se në mesin e kushteve përfshihet edhe që SHBA-ja të heqë bllokadën detare dhe sanksionet kundër naftës, të zhbllokojë asetet e ngrira iraniane dhe t’u japë fund operacioneve ushtarake.

Në një postim të ndarë në Truth Social, Trump publikoi një hartë ku Ngushtica e Hormuzit cilësohej si “TERRITOR I RI I SHBA-së”, duke e shtyrë më tej një ide që e kishte hedhur për herë të parë më 14 gusht, kur tha se së shpejti do ta shpallte këtë rrugë ujore territor të SHBA-së. Zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Kazem Gharibabadi, u përgjigj më 15 gusht, duke thënë se ngushtica “do të mbetet iraniane”.

Trump iu rikthye kësaj ideje më 17 gusht, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale se do të ishte një ide e mirë, përpara se të postonte hartën të nesërmen. Gharibabadi e ripostoi hartën në X, duke e cilësuar pretendimin e Trumpit si një “iluzion” që do të korrigjohej.

Ngushtica, përmes së cilës para luftës kalonte rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë, është në qendër të mospajtimeve që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.