Trump pas sulmit në Teksas thërret për unitet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kishës koptike në Teksas, dërgoi një mesazh mbështetjeje përmes rrjetit social Twittter.
Gjatë vizitës së tij në Japoni, Trump u prononcua në lidhje me sulmin e armatosur që kishte ndodhur në Teksas.
“Nuk ka fjalë me të cilat mund të përshkruajmë dhimbjen dhe emocionet tona, as nuk mund të imagjionojmë dhimbjen që kanë të afërmit e viktimave. Zemrat tona janë të thyera”, ka thënë Trump.
Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet, të cilën, sipas Trump, është gjëja të cilën më së miri e bëjnë amerikanët në kohëra të vështira.
“Do të mbahemi dorër për dore dhe para pikëllimit tonë do të qëndrojmë të fortë”, tha Trump, duke shtuar se do t’u ofrojnë mbështetje të plotë autoriteteve federale dhe lokale në hetim.
Ai shtoi se e gjithë Amerika do të lutet për të plagosurit dhe familjet e tyre dhe se nuk do t’i lë të vetëm ata.
Mediat amerikane, duke cituar burime të afërta me policinë, njoftuan se sulmi, në të cilin humbën jetën 26 persona është kryer nga 26-vjeçari i bardhë Devid Patrick Kelley.