Bota

Trump po manipulohet nga Putin, thotë ish-shefi i CIA’s

Dy ish-shefa të inteligjencës amerikane thanë se presidenti Donald Trump paraqet një rrezik për Shtetet e Bashkuara, sepse është i prekshëm nga loja ruse, pasi ai deklaroi të shtunën se i beson mohimit të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane nga Vladimir Putin.

Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, dhe ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, publikuan një kritikë të ashpër ndaj Trumpit, pasi presidenti i cilësoi të dy ata si amatorë politikë për mbështetjen që i kanë dhënë konsensusit mes agjencive të inteligjencës, se Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane.

“Ai na cilësoi amatorë politikë, sepse po përpiqej të delegjitimonte vlerësimin e Inteligjencës. Duke mos u përballur me çështjen dhe duke mos i thënë Putinit se ne e dimë që është përgjegjës, ai e fali. Kjo i tregon Putinit se Donald Trump mund të mashtrohet nga udhëheqësit e huaj, që i bëjnë apel egos së tij dhe luajnë me pasiguritë e tij, diçka shumë shqetësuese nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, deklaroi ish-drejtori i CIA-s, Brennan.

Vet Trump u tregua mjaft kontradiktor në komentet e tij, pasi tha se i beson Putinit, e më pas se mbështet agjencitë e Inteligjencës amerikane. Kjo, sipas James Clapper tregon dobësi përpara udhëheqësve të fuqive rivale.

“Mendoj se Trump ndikohet shumë kur i nxjerrin tapetin e kuq dhe i bëjnë nderime të ngjashme. Kjo e tërheq, por vë në dukje pasiguritë e tij. Unë mendoj se kinezët dhe rusët mund t’ia hedhin Trumpit”, deklaroi ish-shefi i Inteligjencës Kombëtare, Clapper. Zyrtarë të administratës “Trump” i cilësuan këto kritika qesharake dhe thanë se askush nuk po ia hedh presidentit amerikan.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button