🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.71 ▲1.3%
ARI 3,920 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,708 ▼ -1.83% ETH $2,257 ▼ -1.41% XRP $1.2513 ▲ +0.09% SOL $91.9200 ▼ -2.51%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.71 ▲1.3 % ARI 3,920 ▼1.26 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.71 ▲1.3 % ARI 3,920 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Trump premton heqjen e tarifave për uiskin irlandez

IRLANDË, 15 shtator, ATSH/ Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të heqin tarifat për uiskin irlandez, në një deklaratë të papritur gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut të Irish Open, në Doonbeg të Irlandës.

Trump, i cili i dorëzoi trofeun fituesit të turneut, golfistit irlandez Shane Lowry, tha se çështja i ishte ngritur vazhdimisht nga kryeministri irlandez Micheál Martin, Lowry dhe të tjerë.

“Të gjithë më kanë bezdisur”, tha Trump, duke shtuar se kishte vendosur që, “në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, të hiqte tarifat për uiskin irlandez. Deklarata u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga publiku.

Uiski irlandez përballet aktualisht me një tarifë amerikane prej 10%, pasi më parë norma kishte qenë 15%. Kjo situatë e kishte vendosur produktin irlandez në disavantazh ndaj uiskit skocez dhe atij të prodhuar në Irlandën e Veriut, të cilët aktualisht nuk përballen me të njëjtën tarifë.

Njoftimi i Trump përbën një lehtësim të rëndësishëm për industrinë irlandeze të uiskit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detajet dhe koha se kur heqja e tarifës do të hyjë në fuqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.