Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.69 ▲0.84%
ARI 4,785 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,822 ▲ +1.25% ETH $2,184 ▲ +0.21% XRP $1.3411 ▲ +0.77% SOL $82.8100 ▲ +0.99%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.69 ▲0.84 % ARI 4,785 ▼0.69 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.69 ▲0.84 % ARI 4,785 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Amerika

Trump sulmon figurat konservatore në një postim të ashpër në Truth Social

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bere nje postim i të gjatë dhe të drejtpërdrejtë në platformën e tij, Truth Social, ku sulmon disa nga figurat më të njohura të medias konservatore amerikane.

Në mesazhin e tij, Trump përmend emra të njohur si Tucker Carlson, Megyn Kelly, Candace Owens dhe Alex Jones, duke i akuzuar se prej vitesh kanë qenë kundër tij dhe se, sipas tij, mbajnë qëndrime të rrezikshme në lidhje me çështje madhore si programi bërthamor i Iranit.

Trump i cilëson ata si persona me “inteligjencë të ulët”, duke shtuar se ata “nuk kanë çfarë duhet” për të qenë të suksesshëm dhe se, sipas tij, janë figura të dështuara në media që kërkojnë vëmendje përmes deklaratave provokuese dhe podcasteve të nivelit të ulët.

Një pjesë e rëndësishme e postimit lidhet me politikën e jashtme, ku Trump thekson se lëvizja MAGA (Make America Great Again) është e vendosur kundër pajisjes së Iranit me armë bërthamore. Ai pretendon se kundërshtarët e tij brenda së djathtës nuk përfaqësojnë këtë linjë dhe se qëndrimet e tyre janë në kundërshtim me bazën e tij elektorale.

Presidenti gjithashtu rikthen disa përplasje të mëparshme personale, duke përmendur intervista të vjetra dhe deklarata publike të këtyre figurave. Ai sulmon veçanërisht Candace Owens për komente të saj lidhur me Zonjën e Parë të Francës, ndërsa për Alex Jones rikujton çështjen e Sandy Hook, duke theksuar humbjet financiare dhe ligjore që ai ka pësuar.

Në postim nuk mungojnë as kritikat ndaj mediave tradicionale si CNN dhe The New York Times, të cilat Trump i akuzon se po u japin vëmendje pozitive këtyre figurave vetëm sepse ato janë kritikë ndaj tij.

Trump përfundon mesazhin duke theksuar se fokusi i tij është “forca dhe fitorja” për Amerikën dhe se ai mbetet i përkushtuar ndaj drejtimit të vendit në çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky postim vjen në një moment kur brenda kampit konservator amerikan po vërehen përçarje të dukshme, sidomos në lidhje me politikën e jashtme dhe rolin e SHBA-së në konfliktet globale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.