Trump sulmon opozitën demokrate për votimin historik të procesit të shkarkimit
Presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër opozitën demokrate, të cilën e akuzoi se kishte ndërmarrë një luftë të ashpër kundër demokracisë, sepse ajo parashikon të votojë sot procedurën e shkarkimit kundër tij dhe ta bëjë gjithashtu presidentin e tretë në histori që i nënshtrohet një procesi për shkarkim.
“Sot, Dhoma e Përfaqësuesve do të ushtrojë një prej pushteteve më solemne që i garanton Kushtetuta, kur ne të mblidhemi për të miratuar dy akuza të ngritura kundër presidentit amerikan”, deklaroi drejtuesja e demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi, në një letër për të zgjedhurit e partisë së saj.
Të paktën tre muaj pas shpërthimit të skandalit ukrainas, Dhoma e Përfaqësuesve po përgatitet të përballë presidentin amerikan, Donald Trump me akuzën për abuzime me pushtetin dhe pengim i mbarëvajtjes së Kongresit.
Një komision debatoi dje, në një klimë të tensionuar, çështjet e fundit teknike duke i hapur rrugën kësaj seance parlamentare historike.
Në afrim të përfundimit të afatit, Donald Trump i dërgoi një letër Nancy Pelosi, e akuzuar për minim të demokracisë.
”Historia do t’iu gjykojë ashpër”, thekson ai në letrën e tij duke denoncuar akuzat e rreme pa vlerë dhe për më shumë absurde.
Për të, vota në Dhomën e Përfaqësuesve nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për grusht shteti të paligjshëm, i motivuar nga pakënaqësia.
”Ju nuk ishit në gjendje të pranonit verdiktin në zgjedhjet e vitit 2016″, shkruan Trump për Pelosin.
Një komision i Kongresit amerikan miratoi javën e kaluar akuzat kundër presidentit amerikan, Donald Trump, një etapë vendimtare para një votimi historik të procedurës së shkarkimit.
Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi dy akuza të ngritura nga demokratët kundër presidentit amerikan si abuzime me pushtetin dhe pengim i mbarëvajtjes së Kongresit.
Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i nënshtrohet sot një procedure shkarkimi gjatë një votimi historik në Kongres ndërkohë që një komision i Kongresit votoi akuzat kundër tij.
Dy muaj e gjysmë pas shpërthimit të skandalit ukrainas, Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi akuzat kundër presidentit për abuzime me pushtetin dhe pengim të mbarëvajtjes së Kongresit.