☁️
Tiranë 28°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.49 ▲1.57%
ARI 4,453 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,420 ▲ +1.32% ETH $2,515 ▲ +1.71% XRP $1.4446 ▲ +4.22% SOL $104.8700 ▲ +2.13%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.49 ▲1.57 % ARI 4,453 ▲0.32 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.49 ▲1.57 % ARI 4,453 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini

Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-në pas një bisede telefonike mes Putinit dhe Trumpit.

Presidenti rus Putini i garantoi Trumpit se Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës, deklaroi këshilltari i tij për politikën e jashtme, Juri Ushakov, para gazetarëve. Kjo deklaratë vjen vetëm pak javë pas sulmit hibrid ndaj aeroportit Leipzig-Halle, për të cilin qeveria gjermane fajëson Rusinë.

Kremlini: Biseda Putin-Trump ishte “konstruktive”Juri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për çështjet e politikës së jashtme, tha se biseda telefonike njëorëshe mes Putinit dhe Donald Trumpit ishte “konstruktive dhe mjaft e sinqertë”.

Sipas Ushakovit kreu i Kremlinit i paraqiti gjithashtu Trumpit një “analizë objektive dhe të detajuar të zhvillimeve në fushën e betejës”. Putini i shpjegoi Trumpit edhe se “çfarë mund të bëjnë amerikanët për t’u dhënë fund sa më shpejt luftimeve”. Hollësi të mëtejshme këshilltari rus nuk dha.Ushakov tha se Moska e vlerëson pozitivisht vizitën e të dërguarve specialë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zhvilluan bisedime ndërmjetësuese në Rusi fundjavën e kaluar. Megjithatë pas kësaj vizite nuk u njoftuan përparime të rëndësishme.

Sipas Ushakovit, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se, nëse lufta përfundon, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të rikthehen plotësisht si më parë. Gjatë bisedës u diskutua edhe për shkëmbime të tjera të të burgosurve.

Zelenski: Ide me vlerë nga të dërguarit amerikanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi ndërkohë se të dërguarit amerikanë që vizituan Kiyvin paraqitën disa ide “shumë të mira dhe me vlerë” për t’i dhënë fund luftës katër e gjysmë vjeçare të Rusisë. Ai shtoi se shpreson të takohet me Trumpin brenda dy javëve të ardhshme.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia mbetet e vendosur të arrijë objektivat e saj ushtarake dhe beson se është pranë fitores. Megjithatë vëzhgues ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se Moska nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim të rëndësishëm në vijën e frontit. Deri tani presidenti amerikan Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë telefonatë./DW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.