🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.99 ▼0.5%
ARI 4,134 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,434 ▼ -2.55% ETH $2,575 ▼ -4.57% XRP $1.4217 ▼ -5.37% SOL $116.1500 ▼ -4.02%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.99 ▼0.5 % ARI 4,134 ▼1.26 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.99 ▼0.5 % ARI 4,134 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Amerika

Trump thotë se nuk hetoi Bidenin dhe Obamën nga respekti për presidencën

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën në Zyrën Ovale se nuk ka hetuar paraardhësit e tij demokratë nga respekti për institucionin e presidencës, dhe se nuk shqetësohet për mundësinë e një impeachment-i të tretë nëse demokratët fitojnë Kongresin në zgjedhjet e mesmandatit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më 7 tetor se paraardhësit e tij demokratë në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden dhe Barack Obama, “kanë bërë gjëra shumë të këqija”, por se ai vetë zgjodhi të mos i hetojë, nga respekti për institucionin e presidencës, siç njofton USA Today.

Deklaratat u bënë në Zyrën Ovale, si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve nëse pret të impeach-ohet për herë të tretë, nëse demokratët do të fitojnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit. Trump u shpreh se shumë njerëz i kanë kërkuar ta bëjë një hetim ndaj Bidenit, Hillary Clintonit dhe Obamës, por se përgjigjja e tij ishte se presidencën “s’mund ta trajtosh me mosrespekt”.

Por, siç vë në dukje USA Today, Departamenti i Drejtësisë i administratës së tij ka paditur disa prej kritikëve më të zëshëm të presidentit: ish-drejtorin e FBI-së James Comey dhe prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James. Gjykatësit i hodhën poshtë akuzat, por Comey u padit për herë të dytë, ndërsa janë kërkuar akuza edhe ndaj senatorit Adam Schiff dhe është hapur një hetim ndaj ish-kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, lidhur me rinovimin e ndërtesës së Fed-it.

Dhoma e Përfaqësuesve e ka impeach-uar Trumpin dy herë gjatë mandatit të tij të parë — për marrëdhëniet me Ukrainën dhe për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit — por Senati e shpalli të pafajshëm në të dy rastet. I pyetur sërish për mundësinë e një impeachment-i të tretë, Trump tha se ai “fitoi bindshëm” dhe se nuk është shqetësuar kurrë për këtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.