Truri sakrifikon disa kujtime për t’u dhënë përparësi të tjerave
Veprimi i të kujtuarit mund të jetë një nga arsyet kryesore përse ne harrojmë, sugjerojnë kërkuesit. Studimi më i fundit qe në gjendje të identifikonte gjurmët nervore të kujtimeve specifike, duke dalluar format e aktivitetit të trurit të prodhuar kur pjesëmarrësit shihnin foton e një varëseje, le të themi, nga një foto e Merlin Monrosë.
Studimi i ri nga Universiteti i Birminghamit dhe Njësia MRC e Shkencave të Njohjes dhe Trurit, në Kembrixh, është i pari që veçoi mekanizmin përshtatës të harresës në trurin njerëzor.
Hulumtimi zbuloi se kujtimi alternon me dinamikë cilat aspekte të shkuarës sonë mbeten të aksesueshme.
Doktoreshë Maria Uimber, nga Universiteti Birmingham, shpjegoi, “Meqenëse kishte një besim brenda fushës akademike se truri ka këtë mekanizëm pengues, mendoj se shumë njerëz janë befasuar të dëgjojnë se kujtimi i disa gjërave ka një anë të errët që na bën të harrojmë të tjera duke i shtypur ato kujtime”.
Modelet e aktivitetit të trurit te pjesëmarrësit u monitoruan nga skanime të rezonancës magnetike të imazhit (MRI) ndërsa atyre iu kërkua të kujtonin fakte individuale bazuar në imazhet që u ishin treguar më parë.
Skuadra, me bashkautor, dr. Michael Anderson nga Njësia MRC e Shkencave të Njohjes dhe Trurit, ishte në gjendje të gjurmonte aktivitetin e trurit të nxitur nga kujtimet individuale dhe të tregonte sesi kjo shtypte kujtime të tjera duke e ndarë trurin në tri imazhe të vogla tredimensionale.
Bazuar në format e aktivizimit të këtyre imazheve me vëllim dhe piksel, hulumtuesit qenë në gjendje të dëshmojnë fatin nervor të kujtimeve të individit teksa ato fillimisht aktivizoheshin dhe më pas shtypeshin pavetëdije.
Gjatë katër rasteve, pjesëmarrësit në studim u përqendruan në një kujtim shënjestër, që u bë më i gjallë në secilën përpjekje.
Kujtimet në konkurrim ishin më pak të riaktivizuara në secilën përpjekje dhe në fakt u shtynë poshtë vijës së pritshmërisë për kujtesën, duke mbështetur idenë se po ndodhte një shtypje aktive e kujtesës.
Dr. Anderson tha “Njerëzit janë mësuar të mendojnë se harresa është diçka pasive. Studimi ynë zbulon se njerëzit janë më të lidhur nga sa e mendojnë me formësimin e gjërave që do të kujtojnë në jetët e tyre”.
“Ideja se akti i kujtimit mund të shkaktojë harresë është befasuese dhe mund të na mësojë më shumë për kujtesën selektive dhe madje vetëmashtrimin”.
Dr. Uimber vazhdoi, “Harresa shihet shpesh si diçka negative, por sigurisht, mund të jetë tepër e dobishme kur përpiqemi të lëmë pas një kujtim negativ nga e shkuara”.
Për këtë arsye ka mundësi që kjo të aplikohet në zona që i ndihmojnë vërtet njerëzit.
Skuadra theksoi se kuptimi sesi truri funksionon për shtypjen e informacionit duhet të dihet në disa situata, jo më pak në procesin ligjor.
Dr. Uimber tha, ‘Ka rëndësi për çdo gjë që mbështetet në kujtesë, por një shembull shumë i mirë është ai i dëshmitarëve kyç. Kur një dëshmitar pyetet për të kujtuar një informacion specifik rreth një ngjarje dhe kjo marrje në pyetje përsëritet vazhdimisht, mund të jetë në dëm të kujtimeve që lidhen më të – duke dhënë përshtypjen se kujtesa e tyre është jo e mirë”.
“Në fakt, përsëritja e kujtimit mund t’u shkaktojë atyre harresë të detajeve”.
Zbulimet në këtë kërkim nuk janë specifike për lloje të ndryshme kumtesash.
Të gjitha llojet e kujtesës ndikohen nga efektet anësore të harresës.
Pavarësisht se njerëzit janë të ndryshëm gjenetikisht, besohet se të gjitha mendjet njerëzore janë në gjendje të përfshihen në shkallë të ndryshme të këtij mekanizmi harrese.
Studimi i bazës nervore të harresës është provuar si i vështirë në të shkuarën, sepse secili kujtim lë një gjurmë unike në kujtesën tonë dhe është vështirë të analizohet aktiviteti i trurit.
*Burimi: Daily Mail