Tsipras: Me Shqipërinë dialog produktiv. Gati për një epokë të re
“Për fqinjin Shqipërinë informova liderët politikë se është hapur rruga për zgjidhjen e divergjencave dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri, e cila do të zgjidhë divergjencat mes dy vendeve dhe hap rrugën për kapitujt integrues të fqinjit tonë në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë duket se kemi dakordësi të cilën edhe e përshëndes”, tha Tsipras.
Duke folur per Maqedoninë, Tsipras theksoi nevojën e zgjidhjes së ngërçit të emrit, çka sipas tij do të çlirojë energji pozitive në gjithë rajonin e Ballkanit.
E ndërsa për çështjet me Shqipërinë duket se e gjithë politika greke inkurajon një zgjidhje, për emrin e Maqedonisë të gjithë liderët politikë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për të mos pranuar një zgjidhje me përmbajtjen e emrit “Maqedoni” në emërtimin e fqinjit verior të Greqisë.