☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,756 ▲ +1.71% ETH $2,115 ▲ +2.27% XRP $1.4148 ▲ +1.76% SOL $88.4400 ▲ +1.78%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Turqi, arrestohen 18 policë për përgjime ndaj Erdoganit

turqi-arrestohen-18-polic-euml-p-euml-r-p-euml-rgjime-ndaj-erdoganit_hdAutoritetet turke kanë nisur një operacion të ri për arrestimin e zyrtarëve të lartë policorë, të dyshuar për përgjime në mënyrë të paligjshme të politikanëve.

Në qendër të vëmendjes së këtij operacioni janë 18 zyrtarë të policisë në Ankara, duke përfshirë ish-kreun e Shërbimit Kombëtar të Zbulimit, Omar Altiparmak, si dhe ish-zëvendësin e shefit të policisë në Ankara, Lokman Krcil, transmeton Telegrafi.

Ky është aksioni i pestë i tillë që nga muaji korrik, ku dhjetëra ish-policë u arrestuan.

Këtë operacion, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka karakterizuar si një luftë kundër “shtetit paralel” në kuadër të forcave të sigurisë, besnike të ish-aleatit të tij, ish-imamit Fetah Gulen, i cili gjendet në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Operacioni është lidhur me akuzat për korrupsion që kishin dal në fund të vitit të kaluar kundër Erdoganit, si dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilat u bazuan në përgjime.

Ndërsa javë më parë, kujtojmë se prokurorët turk hodhën poshtë akuzat ndaj më shumë se 50 personave, duke përfshirë edhe dy bijtë e ish-ministrave, të cilët ishin akuzuar për korrupsion në bazë të përgjimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.