☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 76.82 ▼0.61%
ARI 4,432 ▲3.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $65,268 ▲ +1.31% ETH $1,932 ▲ +1.71% XRP $1.0376 ▼ -0.91% SOL $73.8900 ▲ +0.97%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 76.82 ▼0.61 % ARI 4,432 ▲3.07 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 76.82 ▼0.61 % ARI 4,432 ▲3.07 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

Turqi, ligji “Atdheu Blu” do miratohet në qershor

AKP po përgatit një projektligj të pavarur brenda kuadrit të doktrinës “Atdheu Blu” me qëllim “sigurimin ligjor të të drejtave dhe interesave të Turqisë në Detin e Zi, Mesdhe dhe Egje”, thanë burime në partinë në pushtet, AKP, për mediat turke, citon Kathimerini.

Media greke shkruan se sipas burimeve të AKP-së, ka filluar puna për një rregullore legjislative gjithëpërfshirëse që do të “mbrojë të drejtat sovrane të Turqisë në zonat e saj të juridiksionit detar” dhe do të përcaktojë standardet në lidhje me ujërat ndërkombëtare.

Siç raportojnë burimet, “me propozimin (ligjor) që po përgatitet, çështjet që më parë rregulloheshin nga ligje të ndryshme ose ishin në një “vakum” ligjor do të bashkohen nën një “çati” të vetme për të siguruar unitetin ligjor”.

Brenda kuadrit të rregullores, kufijtë e Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) dhe të shelfit kontinental, të cilët përbëjnë kufijtë detarë të Turqisë, do të rregullohen përmes një ligji bazë.

Ky projektligj do të sqarojë standardet ligjore që Turqia do të zbatojë brenda zonave të juridiksionit të saj dhe do të mbrojë zonat detare që shtrihen në ujërat ndërkombëtare.

“Zonat gri do të përcaktohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”

Siç raportojnë të njëjtat burime, projektligji që u përgatit shqyrton gjithashtu statusin ligjor të ishujve, ishujve të vegjël dhe ishujve shkëmborë që quhen “zona gri” dhe që herë pas here shkaktojnë tensione midis Turqisë dhe Greqisë, veçanërisht në Detin Egje.

Përkufizimi dhe statusi i këtyre tipareve gjeografike do të përfshihen në “Ligjin e Atdheut Blu” brenda kuadrit të parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare të Detit.

Projektligji, i cili do ta bëjë doktrinën “Atdheu Blu” pjesë të ligjit të brendshëm, është planifikuar t’i paraqitet Presidencës së Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke pas festës së Kurban Bajramit”, përfundojnë ata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.