Rajoni

Turqi, prokurori merret peng në sallën e gjyqit

Prokurori turk Mehmet Selim Kiraz, përgjegjës për hetimin mbi vrasjen e një 14-vjeçari gjatë manifestimeve për Parkun Gezi, është marrë peng në gjykatë nga anëtarë të grupit të ekstremit të majtë DHKP-C.

1427806326turqi-pengmarrjeLajmin e bëjnë të ditur mediat turke, sipas të cilave brenda ndërtesës janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa në internet ka qarkulluar me shpejtësi një foto e prokurorit me pistoletën drejtuar në kokë nga pengmarrësi.

Hetuesi që mbahet peng është fotografuar nga agresorët përpara një flamuri të grupit ekstremist, që ndërkohë i ka bërë apel autoriteteve që brenda orës 15:36, me orën lokale, agjenti i policisë që në vitin 2013 qëlloi adoleshentin Berkin Elvan në kokë të bëjë një rrëfim televiziv ‘live’.

Djaloshi, sot simbol i represionit të egër kundër të rinjve të Gezi Park, vdiq pas 9 muajsh në gjendje kome. Ndërkohë, policia ka rrethuar zyrat përreth katit të gjashtë të pallatit të drejtësisë, ku mbahet peng Mehmet Selim Kiraz dhe forcat speciale kanë zënë pozicion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button