🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.23 ▲0.8%
ARI 3,924 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.43% ETH $2,286 ▼ -0.02% XRP $1.2876 ▲ +2.98% SOL $93.2400 ▼ -0.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

TURQI – Zjarre të nxitura nga era përfshijnë edhe zonat turistike

STAMBOLL, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Turqia po lufton me disa zjarre pyjore, të nxitura nga erërat e forta, veçanërisht në zonat turistike në jug të vendit, duke kërkuar madje edhe burime të konsiderueshme shtesë, sipas autoriteteve.

”Një zjarr në veçanti, në provincën jugperëndimore të Muglas, ka mobilizuar pesë aeroplanë dhe 18 helikopterë, më shumë se 90 kamionë zjarrfikës dhe automjete ndërtimi, si dhe qindra punonjës”, raportoi Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

“Me përpjekjet e ekipeve tona që luftojnë zjarret nga ajri dhe nga toka, po punojmë pa u lodhur për ta vënë zjarrin plotësisht nën kontroll”, deklaroi ministria në llogarinë e saj në X.

Një foto që shoqëron deklaratën tregon një helikopter në veprim kundër një qielli të verdhë nga tymi.

Sipas raportimeve të medias, autostrada që lidh qytetin turistik të Antalias me vendpushimin bregdetar të Fethiye në bregdetin jugor duhej të mbyllej për trafikun për shkak të tymit.

Kanali televiziv privat NTV raporton gjithashtu se qasja në vendin antik të Olimpit është mbyllur.

Zjarri, shkaku i të cilit mbetet për t’u përcaktuar, shpërtheu në një zonë bujqësore dhe u përhap në pyll, sipas prefekturës së Muglas, e cila shtoi se 202 persona u evakuuan, së bashku me pacientët nga një spital lokal.

Një tjetër zjarr shpërtheu në perëndim të vendit pasditen në rajonin pyjor të Balikesir, në bregdetin e Egjeut, përgjatë rrugës që lidh Izmirin, qytetin e tretë më të madh të vendit, me rajonin e Dardaneleve.

Turqia dërgoi së fundmi dy avionë zjarrfikës Air Tractor në Spanjë dhe dy të tjerë në Francë, dy vende që përballen me zjarre të mëdha pyjore për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta, të cilat deri më tani i ka kursyer./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.