Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.26 ▲7.96%
ARI 4,711 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,133 ▼ -2.54% ETH $2,204 ▼ -3.33% XRP $1.3297 ▼ -1.72% SOL $82.1600 ▼ -3.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.26 ▲7.96 % ARI 4,711 ▼1.6 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.26 ▲7.96 % ARI 4,711 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Turqia autorizon ndërtimin e një kishe, e para që prej vitit 1923

Qeveria islamo-konservatore turke autorizoi ndërtimin në Stamboll të një kishe për minoritetin sirian, e para që prej krijimit të Republikës turke në vitin 1923, bënë të ditur sot burime qeveritare.

erdogan-kishe“Kjo do të jetë kisha e parë që prej krijimit të Republikës. Kishat janë restauruar dhe janë rihapur për publikun, por asnjë kishë e re nuk është ndërtuar”, theksoi zyrtari nën kushtet e anonimatit.

Të krishterët janë ultra-minoritarë dhe shpeshherë viktima të sulmeve në Turqi, vend laik me 99 për qind myslimanë, ku regjimi është akuzuar nga kundërshtarët për devijime islamike.

Qeveria e Ankarasë, që shpreson të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, synon zgjerimin e të drejtave të minoriteteve fetare duke restauruar kishat, manastiret dhe sinagogat.

”Kisha do të ndërtohet në lagjen Yesilkoy, pranë detit Marmara, në një tokë të dhënë nga Bashkia”, theksoi zyrtari. Ndërtimi i saj, që do të nisë në muajt e ardhshëm, do të financohet nga një fondacion që mbron të drejtat e sirianëve (ortodoks dhe katolikë) që jetojnë në pjesën më të madhe në juglindje të Turqisë dhe numri i të cilëve është rreth 20 000 persona.

Në Yesilkoy, që ndodhet në pjesën evropiane të Stambollit dhe kryesisht i njohur nga evropianët me emrin Shën Stefan, ndodhen tashmë tre kisha.

Papa Françesku zhvilloi një vizitë në Turqi në fund të muajit nëntor gjatë të cilët ai shfaqi shqetësim për situatën e të krishterëve në Lindje, të kërcënuar nga xhihadistët në Irak dhe në Siri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.