Turqia, bazë ushtarake për të mbrojtur shkëmbinjtë e kontestuar me grekët
Ndërtimi i bazës ushtarake, sipas Cumhuriyet ka nisur dhe gjatë gjithë kohës në gjirin e plazhit Gumushluk do të patrullojë një anije ushtarake.
Sovraniteti mbi ishujt Karadak për turqit dhe Imia për grekët pretendohet nga të dyja vendet.
Tensioni i rindezuar ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Uashingtoni ka bërë thirrje për qetësi dhe zgjidhje diplomatike, duke kërkuar nga të dy palët të respektojnë marrëveshjen e vitit 1996, kur dy vendet u gjenden thuajse në prag lufte.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Greqia dhe Turqia duhet të largojnë trupat ushtarake nga kjo zonë dhe të mos provokojnë njëra-tjetrën. Gjithashtu, edhe BE-ja ka reaguar me një deklaratë me anë të së cilës i ka kërkuar Ankarasë të respektojë parimet e fqinjësisë së mirë.